Komentuesi:Lëre Korçën,Tirana si
Bagdati,Rama:Duhen sy për të parë

Komentuesi:Lëre Korçën,Tirana si<br />Bagdati,Rama:Duhen sy për të parë
Kryeministri i Shqipërisë e ka nisur javën me një përshëndetje nga Korça.
 
Rama ka postuar në Facebook një fotografi Korçës në vitin 1997 si dhe pamje se si është transformuar qyteti tani. “Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me zemrën e Korçës në 1997 dhe mbrëmë”, ka shkruar Rama.
 
Ndërsa pasi komentuesit kanë nisur reagimet ndaj Rmës, ky i fundit siç nodh shpesh kohët e fundit u ka kthyer përgjigje.
  
Komentuesi: Njerëzit me “vizjon” nuk shohin mbrapa por përpara, po ty të ka ngel ora më duket.
 
Rama: Ramiz, sa më shumë të arrish të shohësh pas në të shkuarën, aq më tepër mund të shohësh përpara në të ardhmen! Nuk e them unë këtë, e ka thënë një burrë shumë i lartë i kësaj bote, Winston Churchill. Dhe nuk shkruhet vizjon po vizion. Javë të mbarë! 
 
Komentuesi: Zoti Edi Rama të ishte më të vërtetë Korça kështu siç thoni ju ...me sweet selfie e modifikuat apo me retrica?
 
Rama: Kalo njëherë andej e shihe vetë se është bërë edhe më e bukur po të shohësh më shumë se ç'kap një foto e vetme.
 
Komentuesi: Lëre Korçën po shiko Tiranën që është bërë si Bagdati.
 
Rama: Hahahaha, s'ke faj, duhen sy për të parë. Javë të mbarë!
 
Komentuesi: Mos ka pak fotoshop ajo e para apo...?
 
Rama: Jo Aleksandër s'ka asnjë fotoshop, po ti mos u mërzit nga e bukura.

korca

Redaksia Online
AL.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0