Kryeministri Edi Rama nuk ka nguruar që t'u kthejë përgjigjeve komenteve të ardhura në profilin e tij në Facebook.
Në postimin e tij mbi rimbursimin e të gjitha ilaçeve për qytetarët e pasiguruar, kanë ardhur shumë komente, disa prej tyre falenderuese por nuk kanë munguar edhe akuzat në adresë të tij.
Ka pasur nga ata komentues që e kanë parë këtë vendim të qeverisë, si mënyrë për të marrë votat e qytetarëve duke qenë se edhe pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet elektorale. Por kreu i qeverisë në komentin e tij e ka mohuar se një vendim i tillë vjen për shkak të votimeve.
Gjithashtu një tjetër komentues e ka akuzuar kryeministrin Rama se është aktiv më tepër seç duhet në rrjetet sociale, madje duke ironizuar atë, ai shkruan se sapo ai hap Facebook do gjejë me patjetër një postim të tij. Në përgjigjen e tij Rama e ka krahasua Facebook-un si një rrugë ku mund të kalojnë gjithkush, por jo domosdoshmërisht duhet të ndalen.

(Komentet e Kryeministrit Rama në Facebook)
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com