Nuk është hera e parë që ai vjen në Shqipëri, e megjithatë vizitat e tij gjithmonë përbëjnë lajm.

Michele Placido, ose siç e njohin gjithë shqiptarët ndryshe si Komisar Katani, do të jetë i ftuar në “Apolonia Film Festival”.  Në 21 shtator  ai do të jetë i ftuar në Teatrin Bylis në Fier në këtë festival filmi, ndërsa mësohet se ai do të rrijë vetëm një ditë aty.

Ndërkohë kjo vizitë i është bërë aktorit italian nga organizatorët e filmit, e duket se Placido nuk u thotë asnjëherë jo ftesave shqiptare.

Shkrimi u publikua sot(14.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj/shqiptarja.com)