Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia në afërsi të Kombinatit, në Tiranë, pasi iu gjet në automjet një sasi lënde narkotike e llojit heroinë. Në pranga ka rënë D.Z, banues në Durrës.

Gjatë një kontrolli të ushtruar nga forcat e “Shqiponja” në automjetin e tij, i është gjetur dhe është sekuestruar në cilësinë e provës materiale 30 doza lëndë narkotike të llojit heroinë.

Mësohet se 33-vjeçari D.Z është raportuar nga një qytetar në "Komisariatin Dixhital". Pas marrjes së informacionit, "Shqiponja"-t nisën menjëherë aksionin për arrestimin e tij, duke e vënë në pranga në afërsi të zonës së Kombinatit.