TIRANE- Transferimi i të dënuarve nga njëri burg në tjetrin në shumë raste është bërë falë veprimeve korruptive, ku të dënuar të ndryshëm duke dhënë shumë të konsiderueshme lekësh, zgjedhin burgun se ku do vuajnë dënimin, madje dhe qelinë ku do jetojnë. Për t’i dhënë fund kësaj praktike, ministria e Drejtësisë ka zgjedhur të ngrejë një komision të përbërë nga 6 anëtarë, të cilën do kenë rolin e një “trupi gjykatësish” që do miratojë çdo kërkesë të dënuari për transferim nga burgu në një burg tjetër.
Momentalisht kjo procedurë bëhet nëpërmjet një drejtorie në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe kërkesës në gjykatë. Risia e këtij komisioni do jetë se një nga 6 anëtarët e tij, do jetë përfaqësues i shoqërisë civile, ndërkohë një tjetër do jetë Avokatit të Popullit, tre do jenë të Drejtorisë së Përgjithme të Burgjeve dhe anëtari i fundit është drejtori i burgut, prej nga vjen kërkesa për transferim të dënuari.
/Shqiptarja.com