"Komisione të depolitizuara?!"
Bylykbashi: S'kemi besim te Rama

TIRANE - Bashkëkryetari i komisionit të posacëm të reformës zgjedhore Bashkim Fino vlerësoi konsituimin e këtij komisioni, ndërsa deklaroi se në punën e tij do të reflektohen rekomandimet e OSBE ODIHR-it. Ai shprehu besimin se komisioni do të punojë fort për rritjen e standardeve të zgjedhjeve me konsesnus.

“Unë mendoj që nuk është hera e parë që komisione të tilla të posaçme kanë kryer veprimtarinë e tyre në Parlamentin shqiptar. Besoj që edhe këtë radhë ky komision do të kryejë me suksese detyrën e vet. Së bashku me kolegun Bylykbashi dhe me koleg të tjerë të opozitës, ne natyrisht siç thatë edhe ju në fjalën tuaj, do të marrim në konsideratë gjithë raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet të vitit 2013 dhe të vitit 2015. Pra do të marrim vërejtjet, sugjerimet e tyre, duke filluar nga këto duke u përshtatur edhe në ndryshime të ndryshme në Kodin Zgjedhor. Mendoj që koka është e mjaftueshme, më kohën e duhur. Le të shpresojmë që ky komision të përfundojë përpara se sa të nisemi me pushime”, tha Fino.

Por nuk duket kaq optimist bashkëkryetari tjetër nga radhët e PD, Oerd Bylykbashi. Në një prononcim për Report TV, Bylykbashi deklaron se në thelb Rama është kundër komisioneve të depolitizuara. Ai vuri në dukje se në vitin 2009, Partia Socialiste ishte kundër tyre dhe propozimi aktual nuk është i sinqertë.

"Në 2012 përfaqësuesi ne komision i mazhoranCES Gjiknuri u shpreh haptas kundër asaj që propozon sot Rama. Nuk besoj se ka ndryshuar gjë sa i përket aspektit të besimit politik që Rama ta cojë para këtë tezë sepse është për të cuar kapjen e sistemit."-tha Bylykbashi

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)