LEZHE - Prokuroria në Lezhë apelon vendimin e gjykatës për 8 komisionerët e Dajçit të dënuar në total me 5 vjet burg për manipulime në zgjedhjet vendore të 8 majit 2011.
Prokuroria sqaron në kërkesën drejtuar Gjykatës së Apelit se në vendimin e shkallës së parë nuk është marrë në konsideratë akuza e shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim.
Prokuroria kërkon dënimin e 8 komisionerëve me 15 vjet burg dhe 2.4 milionë lekë gjobë.
Ndërkohë kandidati i opozitës për kryetar komune, Rrok Rroku, depozitoi në Prokurori të tjera prova për shkelje sipas tij të kryera dhe në qendra të tjera të votimit në Dajç.
Pas këtyre denoncimeve Prokuroria nisi hetimet edhe për dy qendra të tjera 0697 dhe 0700 po në Dajç. Kandidati socialist pretendon se është votuar me karta false dhe një person ka votuar për shumë të tjerë.
(ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com