Vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ndaj kryeprokurorit të Apelit në Shkodër, Elvin Gokaj për mangësi profesionale është ankimuar ditën e sotme nga Komisioneri Publik. 

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e tij nga detyra dhe jo vetëm "rikthimin e tij" në shkollë, me argumentin se rezulton me mangësi dhe mospërputhje të kërkesave të parashikuara në aneksin e Kushtetutës dhe në legjislacionin e posaçëm, për kriteret e procesit të rivlerësimit.

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e tij nga detyra dhe jo vetëm "rikthimin e tij" në shkollën e magjistraturës. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mori vendim me shumicë votash që prokurori Elvin Gogaj të ndjekë sërish Shkollën e Magjistraturës si dhe vendosi të pezullojë për 1 vit prokurorin derisa ai të përfundojë studimet për të plotësuar kështu kriterin e profesionalizmit.