Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Oliver Varheji ditën e sotme do të vizitojë Shkupin. Varheji pritet të takohet me kryeministrin Zoran Zaev për të diskutuar për zgjidhje rreth tensioneve mes Sofjes dhe Shkupit, për zhbllokimin e rrugës për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritarë me BE-në.
Varheji javën e kaluar ka vizatuar Bullgarinë, ku mes tjerash është takuar me presidentin bullgar Rumen Radev dhe ministrin teknik për Punë të Jashtme, Svetllan Stoev, ku është biseduar për heqjen e bllokadës bullgare dhe nisjen e bisedimeve për anëtarësim mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian.
Vizita e Varhejit vjen një ditë pas vizitës së presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, e cila deklaroi se është optimiste për mbajtjen e mbledhjeve të para ndërqeveritare me Shkupin dhe Tiranën, deri në fund të vitit.
Bullgaria ka vendosur veton kundër mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare nëse nuk pranon se gjuha dhe identiteti maqedonas kanë rrënje bullgare, gjë e cila kundërshtohet fuqimisht nga qeveria maqedonase. Vizita e Varhelyit vjen përpara një samiti të BE dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës që do të mbahet më 6 tetor në Slloveni.