Komisioneri Evropian:Shumë shpejt
liberalizm të vizave për Kosovën

Komisioneri Evropian:Shumë shpejt<br />liberalizm të vizave për Kosovën
PRISHTINE - “Kosova shumë shpejt do të ketë liberalizim të vizave.” Deklarata është bërë ditën e sotme nga Komisioneri për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi i Bashkimit Europian, Dimitris Avramopoulos, gjatë vizitës së tij në Kosovë.

Por sipas tij edhe kjo ditë nuk është e largët, do të duhet që qeveria e Kosovës të vazhdojë luftën ndaj korrupsionit dhe parandalimit të migrimit të paligjshëm të qytetarëve.
Avramopoulos, tha se qeveria e Kosovës, duhet të përkushtohet për sundim të ligjit dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

“Vetëm me rezultate të vërteta, në luftimin e korrupsionit të lartë, dhe parandalimin e krizave aktuale të migrimit do të mundohem që vetë ti afrohem kësaj çështje dhe t’u ndihmojmë qytetarëve të Kosovës, që të udhëtojnë pa viza. Llogaris në qeverinë tuaj për reformat dhe dedikimin tuaj që ta ktheni Kosovën në një vend me prosperitet. Jam shumë optimistë për marrëdhëniet tona të ardhshme, dhe nuk është e largët dita kur do të jemi në pozitë që ta shpallim këtë”. tha Avramopoulos

Komisioneri për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi i BE ishte sot për vizitë në Kosovë ku u takuar me  Ministrin e Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, dhe Ministrin e Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Nëse s'fiton a do të pranojë ofertën e Vangjel Tavos? Gjikuria nxehet me gazetarët: Sikur keni ngrënë limona që në mëngjes

Nëse s'fiton a do të pranojë ofertën e Vangjel Tavos? Gjikuria nxehet me gazetarët: Sikur keni ngrënë limona që në mëngjes