Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, priti në një takim zyrtar Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato.
Në takim u diskutua mbi progresin e bërë nga Shqipëria në fushat e veprimtarisë që mbulon Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si e drejta e informimit, mbrojtja e të dhënave personale dhe të dhënat e hapura.
Dervishi falenderoi Ambasadorin Gonzato për mbështetjen e pakursyer që Bashkimi Evropian ka dhënë ndër vite dhe në veçanti për ekspertizën përgjatë procesit të harmonizimit të plotë të ligjit të ri “Për mbrojtjen e të dhënave personale” me Rregulloren e Përgjithshme Evropiane të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR).
Ai theksoi se sfidë për zyrën e Komisionerit mbetet zbatimi i plotë i ligjit, nevoja për mbështetje me kapacitete profesionale, dhe veçanërisht ndërgjegjësimi i qytetarëve dhe kontrolluesve publikë e privatë me risitë e legjislacionit, si dhe rritja e kulturës së mbrojtjes së të dhënave personale.
Nga ana e tij Ambasadori Gonzato vlerësoi punën e deritanishme të Zyrës së Komisionerit, duke shprehur angazhimin e tij të plotë për mbështetjen e këtij institucioni në përmbushjen dhe realizimin e objektivave në të ardhmen.
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
14 Mars, 23:51
18 vite nga Gërdeci, a besoni se do ndëshkohen përgjegjësit e vërtetë?
-
Po
16.1%
-
Jo
76.5%
-
Jam i/e dyzuar
7.4%
Vota total: 981
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosova u njeh kartat e identitetit serbëve në Veri, Rama: Tani BE t’i heqë masat ndëshkuese
14 Mars, 17:14
-
Shefja e politikës së jashtme e BE-së: Pres një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë
14 Mars, 14:14
-
BE thotë se Serbia duhet t’u shmanget varësive strategjike jashtë rrugës evropiane, pasi bleu raketa nga Kina
13 Mars, 22:49
-
Vërejtjet e vendeve të BE për çështjen ‘Balluku’, vetëm 5 muaj më parë edhe Parlamenti Europian s’pranoi kërkesën e Hungarisë për t’i hequr imunitetin 3 eurodeputetëve
13 Mars, 20:35
-
BE: Vendimi i SHBA-së për naftën ruse ndikon në sigurinë evropiane
13 Mars, 12:56
-
Spahiu zbulon ‘prapaskenat’: BE është kundër dashurisë së Shqipërisë me qeverinë Trump
12 Mars, 22:10
-
Indiferencë dhe tolerancë ndaj agresionit amerikano-izraelit, Irani akuzon BE për bashkëfajësi në luftë
12 Mars, 17:17
-
‘Asnjë kalë Troje brenda BE’- Komisionerja Marta Kos për zgjerimin e Unionit: Vendet që presin të na bashkohen duhet të jenë demokraci të forta
12 Mars, 16:25
-
Ilir Yzeiri: Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë
12 Mars, 15:54
-
Alban Daci: Presidentit Trump i duhen aleatë besnikë, pak rëndësi ka nëse janë demokratikë apo jo
12 Mars, 14:58
-
Rama për median në Turqi: Vuçiç ka makthin e tij! Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, atëherë është edhe Shqipëria
12 Mars, 13:55
-
Komisionerja Marta Kos: Shqipëria në krye të procesit të anëtarësimit në BE
12 Mars, 12:58