Komisioneri për Zgjerimin: Shkupi e Tirana duhet të fillojnë negociatat

Komisioneri për Zgjerimin: Shkupi e Tirana duhet të fillojnë negociatat

Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimi Evropian Oliver Varhelyi nesër do të vijë në Shqipëri, ndërsa sot ndodhet në Maqedoni. Nga Shkupi ai është shprehur se Shqipëria dhe Maqedonia janë gati për të hapur negociatat me BE-në. "Nuk ka ndryshim nga qëndrimi se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet t’i fillojnë negociatat për anëtarësim në BE.

Duhet patjetër të punojmë edhe më tepër për të vlerësuar se Maqedonia Veriut dhe Shqipëria duhet t’i fillojnë negociatat për anëtarësim. Nuk ka ndryshim nga ky qëndrim dhe mbetemi të përkushtuar. Duhet patjetër t’i fillojmë negociatat me këto dy vende. Para Samitit të Zagrebit patjetër duhet të kemi vendim pozitiv nga Këshilli Evropian.

Qasja e re e BE-së duhet patjetër të jetë më objektive, më dinamike, pak me më shumë bazë politike dhe më i sigurt" tha ai. Oliver Varhelyi pritet që nesër të takohet me Presidentin Ilir Meta, Kryeministrin Edi Rama, kryeparlamentarin Gramoz Ruçi dhe përfaqësues të opozitës. Pas takimeve Komisioneri për Zgjerim do të shkoje në zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Selenice: 15/01/2020 22:09

    Mos pranoni se do na shkaterojne. Do behemi sklevere te BE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave