KPK e konfirmoi në detyrë, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e Besim Hajdarmatajt

KPK e konfirmoi në detyrë, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e Besim Hajdarmatajt

Komisioneri Publik, ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese, konfirmimin në detyrë, Besim Hajdarmataj me detyrë prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë. Vendimi për konfirmimin në detyrë të Hajdarmatajt, u bë më datë 16 tetor nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Komisioneri Publik vlerëson se vendimi për konfirmimin në detyrë të Besim Hajdarmataj është i cenueshëm në tërësinë e tij dhe përmban shkaqe të mjaftueshme ligjore për t’iu paraqitur juridiksionit kontrollues dhe rivlerësues të Kolegjit.

Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e këtij ankimi të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, në përfundim të shqyrtimit të çështjes në seancë publike, të vendosë ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të Besim Hajdarmataj.

Për Besim Hajdarmataj, ka reaguar edhe  Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit të cilët pak ditë më parë rekomanduan Komisionerit Publik të ankimojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që kaloi në vetting.

ONM i referohet kryesisht një çështje të vitit 2010 kur Hajdarmataj ishte drejtues i Prokurorisë së Kurbinit si dhe katër dosjeve të trafikut të drogës. Në vitin 2010, Hajdarmataj, në atë kohë drejtues i Prokurorisë së Kurbinit ka regjistruar procedimin për veprën penale “kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “vetëgjyqësia”, parashikuar nga nenet 235/1 dhe 277 të Kodit Penal. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 20/12/2019 19:37

    Lajm i mire ankimimi i Komisonerit Publik per hajdarmaten e pabesueshem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë

Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë