Komisioneri publik ka kërkuar këtë të martë shkarkimin nga detyra të kreut të gjykatës së lartë Xhezair Zaganjori. Sipas komisionerit, Florian Ballhysa ata kishin verifikuar deklarimet e Zaganjorit pas rekomandimit të operacionit ndërkombëtar të monitorimit nga ku kishte rezultuar se kishte probleme paçka se ai ishte konfirmuar në detyrë.

Pasuria si shtëpia, një dyqan, garazhi dhe një bibliotekë ishin gjetur me probleme nga verifikimi komisionerit publik.

Ndërsa vetë Zaganjori në një kundër ankim të tij solli prova ku sipas tij ajo ishe pronë e bashkëshortes ndërtuar në 1997 kjo e dokumentuar edhe me foto gjatë ndërtimit e banimit ndër vite aty.

"Unë respektoj ligjin, sepse kështu është formimi im, të gjithë jemi në pritje. Unë thashë në kuptimin e provueshmërisë, unë jap fakte që është ashtu si them unë. Këto lloj situatash vërtetohen, jo më në situata. Nuk është e lehtë që të gjendet dokumentacioni, për një banesë para 30 vitesh. Gjeta kontratën e sipërmarrjes. Dorëzova fotografi, ku për fat kanë dhe datë. Tregon kohën e saktë të kohës së ndërtimit. Unë mendoj që janë prova, tani do e vërtetojnë ato", tha Zaganjori.

Seanca për Zaganjorin u ndërpre për të rifilluar sërish më 10 korrik ku do të vendoset për pretendimet e palëve.