“Shqipëria është aktualisht një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kjo vjen me pritshmëri të larta.” Me këtë mesazh reagoi në rrjete sociale komisionerja për Zgjerimin e BE, Marta Kos, një ditë pas takimit me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha.

Kos theksoi  se zbatimi i besueshëm i objektivave që lidhen me sundimin e ligjit është i rëndësishëm për të ruajtur ritmin e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Komisionerja shtoi se ky është një hap i domosdoshëm për të arritur standardet e BE në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe funksionimin e demokracisë.

“Shqipëria është aktualisht një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit në BE. Kjo vjen me pritshmëri të larta. Tani po vazhdojmë me diskutimet mbi objektivat e përkohshme për sundimin e ligjit. Së bashku me Ministrin e Jashtëm, Ferit Hoxha, theksova nevojën për një zbatim të besueshëm të këtyre objektivave për Shqipërinë, për të ruajtur ritmin në negociatat për anëtarësim. Ky është një hap i rëndësishëm për të arritur standardet e BE-së në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe demokracinë”, tha Kos.


Lajmi kryesor:

Zgjerimi rikthehet në qendër të agjendës së BE-së, Ministri Hoxha: Shqipëria e përgatitur përmes reformave institucionale