Komisionet e ndërmjetësimit në sigurime, zbret në 18% niveli maksimal! Pritet ulje e mëtejshme

Komisionet e ndërmjetësimit në sigurime, zbret në 18% niveli maksimal! Pritet ulje e mëtejshme

Foto ilustruese

Shoqëritë e sigurimit ulën ndjeshëm komisionet e ndërmjetësimit në sigurimin e detyrueshëm motorik, duke i paraprirë madje edhe uljes së mëtejshme të përcaktuar në rregullore nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në fuqi nga janari i këtij viti.

Në janar të vitit 2022, hyri në fuqi rregullorja e miratuar nga AMF, në zbatim të ligjit të ri për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit, e cila parashikonte se shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës nuk mund të aplikonin komisione ndërmjetësimi më të larta se 20% të primit të shkruar bruto. Nga raportimet e bëra për vitin 2022, komisionet e ndërmjetësimit janë ulur në një mesatare tregu prej 17.5%, ndërsa përpara hyrjes në fuqi të rregullores, këto komisione ishin mesatarisht rreth 27%.

Bazuar në rregulloren e AMF, duke nisur nga janari i vitit 2023, shoqëritë e sigurimit nuk mund të aplikojnë komisione ndërmjetësimi më të larta se 18% të primit të shkruar bruto. Por ndërkohë, nga mesatarja në nivel tregu, rezulton se kjo kuotë është aplikuar në masën më të madhe nga shoqëritë e sigurimit që në vitin 2022. Kufizimi me rregullore i komisioneve të ndërmjetësimit ka sjellë në përgjithësi ulje të kostove të marrjes në sigurim për shoqëritë e Jo-Jetës. Sipas të dhënave, rezulton se shpenzimet për sigurimet e detyrueshme motorike (TPL, Karton Jeshil, Policë Kufitare) për vitin 2022 kanë zbritur në një mesatare tregu prej 24%, nga rreth 33% që ishin përpara hyrjes në fuqi të rregullores.

Synimi i vendosjes së niveleve tavan të komisioneve për ndërmjetësit (agjentët/brokerat) ishte rritja e eficiencës së shpenzimeve të shoqërive të sigurimit të Jo-Jetës. Kjo masë duket se ka dhënë menjëherw rezultat që në vitin e parë të aplikimit të kufizimit të komisioneve, gjë që u shoqërua gjithashtu me një rritje të ndjeshme të pagesës së dëmeve në sigurimin e detyrueshëm motorik me 15%, krahasuar me vitin 2021. Rritja e vlerës së dëmeve të paguara u shoqërua edhe me rritje të numrit të dëmeve të paguara, por ndërkohë edhe me një ulje të ndjeshme të numrit të dëmeve pezull në nivel tregu, me afro 24%.

Kufizimi i nivelit të komisioneve të ndërmjetësimit në sigurimin e detyrueshëm motorik ka sjellë përgjithësisht edhe një ulje të mesatares së komisioneve për të gjitha produktet e sigurimit në nivel tregu. Kështu, nga një mesatare komisionesh prej 26% përpara hyrjes në fuqi të rregullores së AMF, në fund të vitit 2022, mesatarja e komisioneve për të gjitha produktet e sigurimit në nivel tregu ka zbritur në 21%.  

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja