Komisionet e Posaçme Parlamentare/ Pas Gjiknurit te 'Zgjedhorja', PS cakton Benet Becin bashkëkryetar te 'Territorialja'! PD ende asnjë emër të përcaktuar

Komisionet e Posaçme Parlamentare/ Pas Gjiknurit te 'Zgjedhorja', PS cakton Benet Becin bashkëkryetar te 'Territorialja'! PD ende asnjë emër të përcaktuar

Benet Beci dhe Damian Gjiknuri

Partia Socialiste do të ketë deputetin Benet Becisi bashkëkryetar të Komisionit të Reformës Territoriale, ndërsa 7 anëtarët e tjerë ende nuk janë miratuar nga PS. Ky vendim vjen pasi PS ka përcaktuar prej disa ditësh që në Komisionin tjetër të Posaçëm Parlamentar do të jetë bashkëkryetar Damian Gjiknuri, ndërkohë që PS ka bërë me dije edhe anëtarët e saj. 

Anëtarët e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore nga PS: Damian Gjiknuri bashkëkryetar; Toni Gogu anëtar; Ermonela Felaj anëtare; Blerina Gjylameti anëtare;  Klotilda Bushka anëtare; Klevis Xhoxhi anëtar; Arben Pëllumbi anëtar; Blendi Klosi anëtarAnëtar zëvendësues: Gledis Çeliku, Jurgis Çyrbja Xhemal Qefalia.

Ngritja e Komisionit për Reformën Territoriale dhe atij për Reformën Zgjedhore u miratua pak ditë më parë në Kuvend, ndërkohë që në seancën e ardhshme pritet miratimi i përbërjeve. Të dy komisionet do të jenë bipartizan, me nga 16 anëtarë dhe do të bashkë kryesohen nga një përfaqësues të PD dhe PS.

PD ende nuk ka përcaktuar asnjë emër, por emra të përfolur për Reformën Territoriale janë Gazment Bardhi dhe Roland Bejko, ky i dyti si ekspert teknik pë reformën. 

‘Zgjedhorja’ dhe ‘Territorialja’ janë cilësuar nga PD-ja si “kuajt e betejës” së opozitës dhe arritën marrëveshjen për ngritjen e Komisioneve në Kuvend, pas dakordësisë me mazhorancës, ku PD-ja kushtëzoi votën e saj pro Vettingut, në këmbim të formimit të këtyre 2 Komisioneve.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare