Për opozitën, projektligji i depozituar nga Partia Socialiste për komisionet hetimore, është anti-kushtetues. Dy deputetet demokrate, Jorida Tabaku dhe Dhurata Çupi thonë se ndryshimet në ligj kanë vetëm një synim: t’i kthejë komisionet hetimore nga instrument I opozitës, në dorë të maxhorancës.
“Është gjetur një mënyrë sesi të kontrollohen komisionet hetimore. nga një instrument në dorë të opozitës, qeveria kërkon ta kthejë në një instrument në favor të maxhorancës”, shkroi Tabaku.
“Është instrument në dorë të PS. Deri më sot komisionet hetimore i kanë bllokuar pa ligj, kërkojnë që ta miratojnë këtë ligj, që t’i bllokojnë me ligj tashmë” shkroi Çupi.
Shumë nga ndryshimet në ligj, për ligjvënëset demokrate, kthehen në pengesë të punës së komisioneve hetimore parlamentare.
“Shumë nga instrumentet e propozuar, si dhënia e informacionit e dëshmitarët, në vend që të bëheshin më fleksibël e të ndihmonin parlamentin ne rolin mbikëqyrës, tashmë janë kthyer në penguese”, thotë Tabaku.
“Nëse ne propozojmë hetimin e sistemit TIMS, është i mirëpërcaktuar objekti. Qëllimi i kërkesave për komisionet hetimore, është për të mirën publike. Me këtë projektligj, nuk arrihet ky qëllim”, thotë Çupi.
Në këtë pikë, deputetja Çupi ka edhe një paralajmërim për qeverinë.
“Nuk mund të shpëtojë qeveria pa u hetuar për aferat”, tha Çupi.
Drafti i propozuar nga PS, ngushton objektin e komisioneve hetimore, duke thënë se parlamenti mund të hetojë vetëm çështje konkrete ndërsa ndryshime parashikon edhe në thirrjen e dëshmitarëve. Një vit më parë edhe opozita dorëzoi përmes dy deputetëve Jorida Tabaku dhe Edmond Spaho dy propozime për Komisionet Hetimore, të cilat sipas rregullave parlamentare, do të duhet të bashkohen dhe të diskutohen së bashku.
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
79.9%
-
Jo
11.1%
-
S'do votoj
9%
Vota total: 999
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha e la në listë të hapur, Tabaku për Report Tv: Isha më e votuara në Primare, do mbledh vota! Garë me Metën? Secili ka elektoratin e tij
26 Mars, 16:09
-
Rrjedhja e TIMS/ Prokuroria merr të pandehur ish-drejtorin e IT në Policinë e Shtetit: Kopjoi të dhënat, futi në godinë persona të paautorizuar! Veprimet gjatë natës
26 Mars, 10:15
-
Jorida Tabaku: Ekonomia shqiptare në krizë, qytetarët janë braktisur nga qeveria
25 Mars, 14:20
-
Berisha futi në listë familjarin e Elvis Rroshit në vend të fituesit të primareve në Tiranë
20 Mars, 10:51
-
Jorida Tabaku takime me diasporën për zgjedhjet e 11 majit: PD është alternativa për një Shqipëri më të mirë (VIDEO)
18 Mars, 10:29
-
Berisha e la në listat e hapura, Tabaku thirrje që të votohet dhe për të: Zgjidhje ndryshimi i sistemit, votoni PD dhe mua! Familjet shqiptare po vuajnë kostot ekonomike
17 Mars, 13:44
-
PD-ja ka harruar si bëhen llogaritë
15 Mars, 11:08
-
Flasin të ‘përjashtuarit’ e Berishës/ Tabaku: E meritoja një vend të sigurt, në PD asgjë s’mu fal! Sula: U shkel vota e primareve! Kryemadhi ‘dashuri’ politike: Do votoj Metën
13 Mars, 12:31
-
‘Mbrojti Berishën në shumë qëndrime’/ U la në listën e hapur, flet Çupi për gazetarët: Kam besimin e qytetarëve
13 Mars, 12:25
-
‘A mendoni se ju ndëshkoi Berisha?’/ Tabaku për gazetarët para Kuvendit: Duhet të isha në listën e mbyllur, por në shtator do të jem sërish në parlament si deputete
13 Mars, 12:12
-
Berisha e la jashtë listës së mbyllur / Tabaku: Fitova primaret, por sot nis beteja për Tiranën në listë të hapur! Në PD asgjë nuk më është falur
13 Mars, 10:35
-
Jep kredi e mbledh kursime! Banka Shqiptare e Zhvillimit, 51% e aksioneve të shtetit! Kush përfiton
12 Mars, 16:03