Komisionet 'Mezini" e "Bezhani"
tentuan pastrimin e politikës

Nuk është hera e parë që është tentuar hapja e dosjeve dhe pengimi i figurave politike dhe zyrtare që të vijojnë jetën politike. Më 1995 u ngrit komisioni "Mezini", i cili pengoi kandidimin e figurave të opozitës, përfshirë Zogajn, Legisin e një serë kandidatësh për deputetë, vendime këto që u cilësuan politike e ranë vite më vonë. Më pas komisioni "Bezhani" tentoi pastrimin e politikës shqiptare e administratës nga ish-spiunët. Ligji i dosjeve, ose ligji i dosjeve, hyri në fuqi më 14 janar të 2009. Presidenti Topi nuk u shpreh për ligjin, duke zgjedhur rrugën e mesme, atë të mosrikthimit për rishqyrtim, por as duke dhënë miratimin e tij për hyrjen në fuqi të këtij ligji. Kundër këtij ligji ka qenë dhe Komuniteti Ndërkombëtar në Shqipëri, pasi ngre shqetësime serioze kushtetuese. Madje, njëri prej zyrtarëve të lartë të Shtëpisë së Bardhë, Fried pati një bisedë telefonike me Kryeministrin, për të mos e votuar këtë ligj. Ne shkurt të 2010, Komisioni i Venecias, organi i KE, e quajti ligjin për hapjen e dosjeve si një akt që dhunon Kushtetutën dhe ligjet shqiptare. Sipas juristëve, projektligji i paraqitur nga qeveria cenonte kushtetutshmërinë e institucioneve të pavarura. Pas kësaj Kushtetuesja vendosi rrëzimin e tij.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike