Komisioni Antikorrupsion, Shehi: PS presion SPAK, opozita ta bojkotojë! Meta: Pjesëmarrja legjitimon 'Ramaformën'

Komisionin e Posaçëm AntiKorrupsion, kryetari i LZHK, Dashamir Shehi e sheh si një mjet për t’i bërë presion drejtësisë, veçanërisht SPAK dhe GJKKO. Në një konferencë me gazetarët, Shehi tha se kjo lëvizje e mazhorancës është një teatër dhe nuk ka si synimin luftën ndaj korrupsionit.

LZHK nuk është dakord me këtë komision, prandaj nuk e kemi votuar. Pozicioni i opozitës ka qenë pozitiv që nuk mori pjesë. Ne e kemi konsideruar një dokument pa vlerë që nuk lufton realisht korrupsionin, qeveria i ka mjetet e nevojshme për ta luftuar korrupsionin. S’ka si e lufton korrupsionin një komision i dominuar po nga kjo qeveri, me kryetar po këta të shumicës. Është një lloj teatri për t’i hedh hi sy popullit”, tha Shehi.

Kundër këtij komisioni doli edhe Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili thotë se pjesëmarrja legjitimon 'Ramaformën'. 

"Tani të kalosh nga komisioni i reformës që ishte 5 me 5, te komisioni i Ramës për të legjitimuar ‘Ramaformën’ me kontroll absolut të mazhorancës është gjëja më e turpshme dhe skandaloze", tha Meta. 

Po ashtu edhe Dash Shehi ka një thirrje për pjesën tjetër të opozitës, të cilët bojkotuan votimin në Kuvend, duke u thënë se duhet të vijojnë me të njëjtin qëndrim. Kreu i LSHK i kërkon pjesës tjetër të opozitës që të mos fillojnë marrëveshjet për të marrë pjesë në Komisionin e Posaçëm, por të vijojnë me bojkotin.

“Rruga për të luftuar korrupsionin janë të tjera. Ne kemi dyshimin permanent, edhe pjesë të tjera të opozitës, se kjo po bëhet për t’i bërë presion SPAK dhe GJKKO. Për të ndërtuar një institucion që i jep vetes të drejtën të ndërhyrje dhe të krijojë presion mbi këtë lloj institucionesh. Do jetë dëm i madh. I ftoj kolegët e tjerë opozitarë t’i qëndrojnë këtij pozicioni. Nëse do fillojnë tratativa, marrëveshje si do jetë komisioni do ta fusin veten në një situatë qesharake.

Njerëz që nuk diskutojnë në Kuvend, nesër shkojnë  e negociojnë për t’u bërë pjesë e Komisioneve kur ne s’e kemi pranuar. Dy rrugë janë, o pranoje Komisionin që në princip, o nuk jemi për këtë komision dhe mos u bëj pjesë. Çfarëdo lloj veprimi nga grupe opozitare për të bërë pjesë e këtij triku politik parazgjedhor për ti bërë presion SPAK do lejë përshtypje të keqe para shqiptarëve. Ata e bënë, e gëzofshin komisionin e vet, ne nuk duhet të bëhemi pjesë e këtij teatri”, u shpreh Shehi.

Në optikën e Shehit ngritja e këtij komisioni ka dy qëllime kryesore, presionin ndaj drejtësisë së re dhe ‘qokat’ brenda Partisë Socialiste për të shpërblyer me pozicione anëtarët e saj.  

“Të shkosh në Kuvend, të mos marrësh pjesë të bësh sherr dhe të futesh në Komisione nga mbrapa, nuk duket shenjë serioze. I ftoj të mos përzihen në atë lloj komisioni që ka si qëllim kryesor t’i bëjë presion reformës në Drejtësi. Qëllimin e dytë ka me arnu sherret brenda PS, me nda nga një peshqesh të vogël shefave socialistë”, vijoi Shehi.

Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion u ngrit një ditë më parë vetëm me 74 votat e mazhorancës, ndërkohë që opozita bojkotoi procesin e votimit. Nga rreshti dolën vetëm 6 deputetë opozitarë të cilët ngritën kartonin e kuq, Ervin Salianji, Lindita Metaliaj, Ilda Dhori, Elda Hoti, Agron Shehaj dhe Albana Vokshi.

Komisioni i Posaçëm anti-korrupsion do të ketë 11 anëtarë, me një afat fillestar 10 mujor, ndërsa drejtues pritet të jetë socialisti Fatmir Xhafaj. Objekti i komisionit, sipas projekt-vendimit do të jetë skanimi dhe reformimi i luftës ndaj korrupsionit dhe sundimi i ligjit në funksion të integrimit evropian të vendit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:14
Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion, edhe Meta kërkon bojkot nga opozita: Pjesëmarrja legjitimon ‘Ramaformën’

 

Edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta rreshtohet kundër Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion që u miratua një ditë më parë vetëm me votat e mazhorancës, të cilin e sheh si një përpjekje të Ramës për kapjen e drejtësisë.

Edhe Meta sugjeroi bojkot, duke thënë se nëse opozita merr pjesë në këtë komision legjitimon ‘Ramaformën’.

“Të marrësh pjesë për të legjitimuar ‘Ramaformën’, që shkatërroi reformën pasi uzurpoi institucionet e reja të drejtësisë në mënyrën më antikushtetuese, që nga zgjedhja e Prokurores së Përgjithshme me 69 vota, që nga betimet e anëtarëve të GJK te Lana, e tani të kalosh nga komisioni i reformës që ishte 5 me 5, te komisioni i Ramës për të legjitimuar ‘Ramaformën’ me kontroll absolut të mazhorancës është gjëja më e turpshme dhe skandaloze, askush nuk e ka penguar Ramën për të luftuar korrupsionin. Ka patur më shumë instrumente se Ramiz Alia”, tha Meta.

Ora 11:33
VIDEOLAJM/ Dashamir Shehi batuta me gazetarët: Këtë barakën vogël kemi ne, s’na kap korrupsioni

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi e mbylli me batuta konferencën me gazetarët, nga ky shprehu qëndrimin e tij kundër Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion.

Në përfundim të konferencës, Shehi u tha gazetarëve se tashmë e mësuan selinë ku do mbahen konferencat, ndërsa me batuta tha se kjo është ‘baraka e LZHK’ që nuk i kap korrupsioni.

"Vendin e dini, e mësuat. Këtë barakën tonë të vogël e dini. Këtë kemi ne që s’na kap korrupsioni", tha Shehi.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 01/06/2024 03:38

    Qe komisioni eshte bere qe politika te kontrolloje organet e pavarura te drejtesise si SPAK-un & Co.,kete se luan as topi,por bojkotimi nga ana e opozites e ketij komisioni, con uje vetem ne mullirin e atyre qe duan te kontrollojne org.e pavarura te drejtesise.Politikanet qe do te marrin pjese ne komision do te bejne c'te duan se jane vete shkop e vete zot,nuk do te kene as debat konstruktiv,as vota kunder,por te gjithe do te votojne ne rresht /PO/ si delet qe i binden /DASHIT TE KOPESE/ dhe gjitha kjo ,fale keshilles /konstruktive/ te Dashamir Sheheve me shoke!!

    Përgjigju
  • xoni: 31/05/2024 14:26

    O Dash te bashkohesh me Like floririn per te luftuar Ramen do te thotë qe po bëheshin malok.....

    Përgjigju
  • Ska problem: 31/05/2024 12:58

    Mortja opozite ne dore te kujt eshte , eshte katandisur si byroistet e dikurshem ( ne kuptimin e moshes ) qe i shpetonte shurra ne brek . Keto mostra ka mundesi qe i mban pozita me rroga qe ta kete me te leht fitoren

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë