Komisioni Europian i kujtoi sot Serbisë se glorifikimi i kriminelwve tw luftws bie ndesh me vlerat themelore të BE-së

Teksa në Beograd u zhvillua ceremonia mortore e Ratko Mlladiçit, ku morën pjesë katër ministra të qeverisë serbe, djali i presidentit Aleksandër Vuçiç, Danilo Vuçiç, si edhe zyrtarë të tjerë nga Serbia dhe Republika Srpska. zëdhënësi i Komisionit Europian, Kristian Vigand, shkruajti në rrjete sociale se lavdërimi i kriminelëve të luftës, mohimi i gjenocidit dhe revizionizmi  nuk kanë vend as në Bashkimin Europian, as në vendet kandidate për anëtarësim.

"Mlladiçi ishte një kriminel lufte i dënuar për krime lufte, gjenocid dhe krime kundër njerëzimit. Ai vdiq duke vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Srebrenicë. Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë e dënoi me burgim të përjetshëm në vitin 2017, duke i cilësuar krimet e tij si ndër më të tmerrshmet që njeh njerëzimi", thuhet në deklaratë.

Vigand shtoi se luftërat në Ballkanin Perëndimor gjatë viteve 1990 përbëjnë një nga periudhat më të errëta të historisë së afërt të Europës dhe nënvizoi se pajtimi dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore mbeten thelbësore për ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët në rajon.


Lajmi kryesor:

'Kasapi i Ballkanit' varroset sot pranë vajzës që vrau veten me armën e tij! Serbia shpërfill BE-në, 4 ministra dhe djali i Vuçiçit në ceremoni! Komisioni Europian: Glorifikimi i kriminelëve bie ndesh me parimet tona (FOTO+VIDEO)