Komisioni Europian i propozon Këshillit të BE-së të ndryshojë kornizën e bisedimeve me Serbinë, duke e kushtëzuar anëtarësimin e saj në bllok me zbatimin e marrëveshjeve që ka arritur deri tani me Kosovën gjatë dialogut.
Radio Europa e Lirë shkruan se propozimi u dorëzua të premten dhe ndryshimet e mundshme prekin kapitullin 35 për Serbinë. Gjatë muajit dhjetor kryeministrja Ana Bërnabiç pati deklaruar se vendi i saj nuk do t'i zbatonte të gjitha marrëveshjet për të cilat u pajtua me Kosovën.
Pas arritjes së Marrëveshjes në Bruksel në muajin shkurt të vitit të kaluar dhe aneksit për zbatimin e saj në Ohër në mars, Bashkimi Evropian kishte ngulur këmbë se këto marrëveshja janë ligjërisht obliguese për palët, pavarësisht se ato nuk janë nënshkruar.
Kapitulli i 35 i negociatave të anëtarësimit, i cili quhet “çështjet tjera” në rastin e Serbisë përfshin edhe normalizimin e raporteve me Kosovën. Ky kapitull ishte hapur ndër të parët qysh në dhjetorë të vitit 2015, për të përcjellë përmes tij përparimin drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Bashkimi Evropian në mënyrë të vazhdueshme u ka vënë në dukje Beogradit dhe Prishtinës se rrugëtimi tyre drejt anëtarësimit në bllok kalon përmes përparimit në normalizimin e marrëdhënieve.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4377
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Vrasja e Liridona Ademajt, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe 3 personave të tjerë
15 Janar, 10:53
-
Takimi i parë në Bruksel i Komisionit të përbashkët Kosovë-Serbi për të pagjeturit
15 Janar, 09:40
-
Kosova mbyll institucionet paralele serbe në 10 komuna! Petkoviç braktis takimin në Bruksel
15 Janar, 09:33
-
Kosovë, 26 vjet nga masakra e Reçakut! Krerët e shtetit homazhe në kompleksin memorial, i pranishëm edhe ish-diplomati amerikan Walker
15 Janar, 08:44
-
Enver Robelli: 14 ditë në Kosovë dhe një ditë në Shkup
14 Janar, 18:40
-
Serbi/ Vuçiç sfidon opozitën: Nisni referendum nëse duhet të qëndroj në postin e presidentit
14 Janar, 16:14
-
EULEX-i përforcon njësitin policor të specializuar në Kosovë
14 Janar, 15:36
-
Komisionerja për Zgjerimin: Presim lëvizje në Kosovë pas zgjedhjeve
14 Janar, 13:15
-
Spahiu: Lideri historik dhe krijues i shtetit të Kosovës është Rugova dhe jo Albin Kurti
13 Janar, 23:02
-
Shefi i NATO-s pret që zgjedhjet në Kosovë të mos ndikojnë në destabilizimin e situatës
13 Janar, 18:06
-
Augustin Palokaj: BE-ja vazhdon të improvizojë me Kosovën
13 Janar, 17:35
-
Lajçak: Këtë javë pritet të mbahet takimi i Komisionit të përbashkët Kosovë-Serbi për personat e zhdukur
13 Janar, 15:13