/ATSH-AFP/ - Komisioni Evropian propozoi sot fondin prej 500 milionë euro me synim zgjidhjen e krizës aktuale që ka përfshirë kryesisht tregjet e eksportit të qumështit dhe mishit të derrit që po përkon me protestat e fermerëve në Bruksel.
"Komisioni pritet të propozojë që pjesa më e rëndësishme e kësaj shume t'u shpërndahet të gjithë Shteteve anëtare në formë ndihme buxhetore në mbështetje të sektorit të prodhuesve të qumështit", saktësoi ekzekutivi i Brukselit në një komunikatë.
Komisioni premton se Shtetet anëtare më të prekura do të kenë të drejtën e një plani ndihme më të veçantë. Përgjigjia do të ketë një impakt në tre nivele, adresimin e problemeve të likuiditetit të fermerëve, të stabilizimit të tregjeve dhe adresuar funksionimin e linjës së prodhimit.