Komisioni hetimor i inceneratorëve/ Felaj: Në 3 muaj opozita kërkoi vetëm 3 mbledhje, tani kërkon kohë për propagandë! Tabaku: Mazhoranca, dhunë kartonësh! Vijojmë denoncimet

Komisioni hetimor i inceneratorëve/ Felaj: Në 3 muaj opozita kërkoi vetëm 3 mbledhje, tani kërkon kohë për propagandë! Tabaku: Mazhoranca, dhunë kartonësh! Vijojmë denoncimet

Jorida Tabaku dhe Ermonela Felaj

Palët në Komisioni Hetimor për Inceneratorët debatuan ashpër dje për afatin kohor se deri kur duhet të zgjasë puna në këtë komision me Partinë Demokratike që pretendon mbledhjen e fundit 24 shkurtin ndërkohë që PS thotë se janë edhe 8 ditë.

Zëvendëskryetarja e Komisionit Ermonela Felaj i është rikthyer debatin përmes një postimni në rrjetet sociale. Sipas Felajt në 3 muaj opozita kërkoi vetëm 3 mbledhje, dhe tani kërkon kohë për propagandë

Ajo nënvizon se komisionin hetimor te cilin qartësisht që nga dita një, opozita ka dashur vetëm ta tërheqë ne justifikime të njëpasnjëshme, pa fund, në retoriken dhe vetëm retorikën për kredo politike, thjesht dhe vetëm për qëllime jo të ballafaqimit me realitetin, por për të ushqyer propagandën e ditës.

"Më shumë se 4 orë debat me opozitën për të punuar 24 orë në 24, për të përfunduar hetimet në një komision hetimor të cilin qartësisht që nga dita një, opozita ka dashur vetëm ta tërheqë në justifikime të njëpasnjëshme, pa fund, në retorikën dhe vetëm retorikën për kredo politike, thjesht dhe vetëm për qëllime jo të ballafaqimit me realitetin, por për të ushqyer propagandën e ditës! Tre mbledhje në tre muaj ose një mbledhje në muaj, që nga tetori 2021, kur të drejtën për të thirrur mbledhjet e këtij komisioni e ka pasur opozita. Në rast se duan hetim, në prape këtu jemi për të pyetur këdo, por brenda afatit që na ka dhënë Kuvendi! Jo zvarritjes! Jo justifikimit! Jo kredos së rreme publike", shkruan Felaj.

Ndërkohë që në një dalje për mediat më pas, nënkryetarja e Partisë Demokratike, njëherëzi kryetare e Komisionit Hetimor për Inceneratortët, Jorida Tabaku, ka akuzuar mazhorancën për pengimin sipas saj të punës së komisionit pasi nuk do që të zbardhet e vërteta. Tabaku tha se do të vijojnë ta bëjnë denoncimin në media, teksa kërkoi që të bëhen ndryshime në legjislacion për mënyrën se si funksionojë komisionet hetimore. Tabaku denoncoi edhe faktin se vijojnë të bëhen pagesat pagesat për inceneratorin e Fierit edhe pse më parë Qeveria ka hasur në kundërshti të avokatit të shtetit, të KLSH, që i kanë këshilluar që nuk duhen përdorur gjykata e arbitrazhit, por gjykatat këtu.

"Qeveria shqiptare i përdor këto vendime të arbitrazhit si jkustifikim pë rtë bërë pagesat. Inceneratori i Fierit nuk duhej ngritur.  Pse nuk janë nën hetim ministra, kryetari i Këshillit të Qarkut Fierti. Unë kam pamje filmike brenda inceneratorit të Tiranës, nuk ka asnjë proces incenerimi. Aty është thjesht një landfill i lyer me bojë. 300 mln euro janë një kosto e jashtëzakonshme", tha ndër të tjera Tabaku.

Në mbledhjen e djeshme Felaj tha se javët e pushimit mes sesioneve nuk përfshihen në afat. Sipas Felaj, punimet e Komisionit përfundojnë më 28 janar, prandaj i bëri thirrje opozitës që të fillojnë punën nga dita e nesërme me hetimet dhe të zbresin në terren për të vëzhguar Inceneratorët. Opozita u tregua e gatshme që të zbresë në terren, por me kushtin që afati i hetimeve të shtyhej deri më 24 shkurt. Mbledhja u mbyll pa dakordësi. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:22
Puna në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve, Tabaku: U përballëm me forcën e kartonëve! Do e vijojmë denoncimin në media

 

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, njëherëzi kryetare e Komisionit Hetimor për Inceneratortët, Jorida Tabaku, ka akuzuar mazhorancën për pengimin sipas saj të punës së komisionit pasi nuk do që të zbardhet e vërteta.

Tabaku tha se do të vijojnë ta bëjnë denoncimin në media, teksa kërkoi që të bëhen ndryshime në legjislacion për mënyrën se si funksionojë komisionet hetimore.

"PS i dha votë kundër, ne do të përpiqemi ta bëjmë denoncimin përmes mediave. Është fatkeqësi shumë e madhe që komisionet hetimore kanë këtë fat në Shqipëri. Në këtë legjislaturë është komisioni i dytë që përballet me forcën e kartonëve. Unë mendoj që duhet ndryshuar ligji për komionet hetimore që opozita të ketë mundësi të vërtetë kontrolli në Parlament", tha ajo.

Sipas saj vijojnë të bëhen pagesat pagesat për inceneratorin e Fierit edhe pse më parë Qeveria ka hasur në kundërshti të avokatit të shtetit, të KLSH, që i kanë këshilluar që nuk duhen përdorur gjykata e arbitrazhit, por gjykatat këtu.

"Qeveria shqiptare i përdor këto vendime të arbitrazhit si jkustifikim pë rtë bërë pagesat. Inceneratori i Fierit nuk duhej ngritur.  Pse nuk janë nën hetim ministra, kryetari i Këshillit të Qarkut Fierti. Unë kam pamje filmike brenda inceneratorit të Tiranës, nuk ka asnjë proces incenerimi. Aty është thjesht një landfill i lyer me bojë. 300 mln euro janë një kosto e jashtëzakonshme", tha ndër të tjera Tabaku.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen