'Po po edhe unë jam për tu arrestuar si Lefter Koka'...'s'më intimidon dot mua me problemet e brendshme të PD-së'! Përplasja Tabaku-Felaj në Komisionin e Inceneratorëve

TIRANË- Komisioni Hetimor për Inceneratorët ka zhvilluar sot mbledhjen e parë për këtë sesion parlamentar, teksa për gati tre orë, Partia Demokratike ka lënë ditën e sotme ‘luftën’ e brendshme dhe u përqëndrua në akuzat kundër qeverisë.

Në takimin e sotëm u diskutua plani i plotë i hetimeve për Inceneratorët, por sërish opozita dhe maxhoranca nuk arritën një dakordësi. PD kërkoi që sipas rregullores së Kuvendit për Komisionet Parlamentare, puna e hetimeve të zgjatej deri më datën 24 shkurt. Kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku tha se rregullorja përcakton që të përfshihen në afat edhe 3 javët e pushimit.

Por, zëvendëskryetarja Ermonela Felaj kundërshtoi duke thënë se javët e pushimit mes sesioneve nuk përfshihen në afat. Sipas Felaj, punimet e Komisionit përfundojnë më 28 janar, prandaj i bëri thirrje opozitës që të fillojnë punën nga dita e nesërme me hetimet dhe të zbresin në terren për të vëzhguar Inceneratorët. Opozita u tregua e gatshme që të zbresë në terren, por me kushtin që afati i hetimeve të shtyhej deri më 24 shkurt.

Zëvendëskryetarja e Komisionit, Ermonela Felaj, e cila pohoi se ky komision ka pasur mangësitë e veta për mënyrën se si është drejtuar.

“Rezerva e parë që kam është se çdo konstatim, nuk bëhet jashtë kohës kur komisioni është mbledhur. Nëse do të ishin harruar pa u dërguar, që kjo nuk është pjesë e jona, nuk duhet të figuronin me të njëjtat numra protokolli. Ndaj, do të doja se ky komision ka pasur mangësitë e veta se si është drejtuar. Ne jemi në kohë për ta krye këtë hetim dhe për t’i shkuar deri në fund kërkesës që është ngritur në komision.”, tha Felaj.

"E kuptoj se para arrestimit të një ministri, marrja me protokollet është më e rëndësishme. Unë nuk marr dot gabime të stafit përsipër, që nuk varen nga unë. Ky komision e ka pasur një rezultat të madh. Ta mbaroj unë njëherë dhe do ju jap fjalën", i është përgjigjur Tabaku.

Felaj tha se Kuvendi s’mund të jetë në pritje të axhendës së askujt, secili nga ne i detyruar ti rrijë strikt.

"Do të duhet shumë kohë se ju pa një Shqipëri e tërë në 8 çfarë ishit duke bërë kur të flasësh bëj kujdes, mësohu ta njohësh e ta respektosh ligjin e mos e mbash veten mbi ligjin", i tha Felaj deputetit Këlliçi.

"Nuk ju lejoj këtu të ofendoni asnjë koleg. Nuk ju lejoj të ofendoni asnjë koleg mos kujto se më intimidon mua duke më përmendur situatën e brendshme të PD për të na spostuar këtu hetimin", tha kryetarja e Komisionit Tabaku.

"Nuk intimidoni dot askënd, intimidohuni nga ligji po, se ligji është aty", iu përgjigj Felaj.

Në fund, Tabaku mbajti një deklaratë për mediat ku tha se PD do të vijojë të denoncojë aferën korruptive të Inceneratorëve dhe se do t'i vendosin SPAK në dispozicion prova të reja për arrestimin e zyrtarëve të lartë që janë të përfshirë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:42
Mbyllet Komisioni Hetimor për Inceneratorët, nuk votohet plani hetimit, Tabaku: PS nuk lejoi të shtyhej afati

Komisioni hetimor është mbyllur, ndërsa maxhoranca ka votuar kundër planit të hetimit dhe për rrjedhojë edhe kundër shtyrjes së afatit të punës së Komisionit. Në një deklaratë për mediat Tabaku tha se PD do të vijojë ta denoncojë këtë aferë.

“PD prezantoi një plan hetimi, kërkoi të zbatohej rregullorja. Ne kemi shumë info që kanë ardhur në rrugë jo zyrtare, ky komision hetimor ka një fitore të vogël, arrestimi Lefter Kokës që erdhi pas padisë së PD. Unë besoj se në zbatim të rregullores PS duhej të na lejonte të shtyhej. Kjo e drejtë nuk u lejua. Nëse në fillim të këtij komisioni ne flisnim për akuza, sot flasim për korrupsion, grup të strukturuar kriminal. PD është e vendosur ta vazhdojë denoncimin kësaj afere, të bëjë publikojë çdo informacion, deri kur personi i fundit i përfshirë në aferë, që për mendimin tonë është Edi Rama, të shkojë përpara drejtësisë”, tha Tabaku.

Ora 15:58
‘Përplasje’ në Komisonin Hetimor, Felaj-opozitës: Keni 8 ditë kohë për të përfunduar hetimet! Tabaku: Sipas rregullores seanca e fundit më 24 shkurt

Opozita dhe maxhoranca po zhvillojnë mbledhjen e Komisionet Hetimor për Inceneratorët, por palët po përplasen për datën e mbylljes së Komisionit. Sipas, zv.kryetares Ermonela Felaj hetimet duhet të mbyllen më datë 28 shkurt, ndërsa i bëri thirrje opozitës se kanë vetëm 8 ditë kohë për të përfunduar hetimit. Felaj i ftoi përfaqësuesit e opozitës që ditën e nesërme të shkojnë në Inceneratorët e Sharrës, Fierit dhe Elbasanit që të bëjnë inspektimet e nevojshme.

“Hetimet të përmbyllen deri më datë 28 dhe me datë 28 ju paraqisni raportin tuaj dhe ne raportin tonë. Kemi diskutuar shumë herë për punën e këtij komisioni dhe kemi rënë dakord që 3 shin momentet kryesore, të mblidheshin të dhënat, të shkohej në vendet ku mblidhen këtë mbetje dhe pastaj të pyesim dëshmitarët dhe në këtu nuk kemi pasur asnjë kundërshtim. Prandaj po them sa nuk është vonë të kryejmë veprimet, propozoj që nesër të jemi në tre vendet ku janë ngritur impiantet, ta nisim që në mëngjes, në 10 të jemi të landfilli i Tiranës, pastaj të shohim inceneratorin e Fierit, të shohim ekziston punon, dhe të kuptojmë që në vitin 2014 situata e plehrave në bashkinë e fierit ishte bërë aq alarmante saqë fusha ku mblidheshin plehrat kishe arritur lartësinë 9m. Pasi të mbarojmë Fierin, të kthehemi në Elbasan. Duke filluar nga dita e premte deri javën që vjen para datës 28 keni kohë sa të doni. Të premten në orën 9 ti pyesim të gjithë dëshmitarët. Nuk ka një rast të vetëm ku shtyrjet i kemi kërkuar ne. Keni 8 ditë në dispozicion, ndërkohë që në dy muaj keni shfrytëzuar 5 ditë për të zhvilluar mbledhje. Kam biseduar me Tabakun që ditën e djeshme”, tha Felaj.

Ndërkohë, kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku thotë se sipas rregullores së Kuvendit pwr komisionit parlamentare data e mbylljes së Komisionit përkon me 24 shkurtin.

“Në fundin e vitit të kaluar kërkova që komisioni të mblidhje, e kam hapur faqen e kuvendit nëse ka njoftime për mbylljen e sesionit, nuk kishte. Ka përfunduar sesioni. I kërkova për disa ditë më radhë të mblidhni komisionin hetimor, Felaj ma bën më të thjeshtë mua. Në tre javët që Felaj thotë që në datën 20 dhjetor ka përfunduar sesioni parlamentar, nuk ka pasur asnjë sesion të jashtëzakonshëm, tre javët që parlamenti nuk ka qenë në sesion llogariten si javë pune për komisionin. 430 mln euro nuk e zhduk dot korrupsionin, ne po themi që është procedurë korruptive dhe kushto që e mbron është i përfshirë. Përfaqësuesit tanë mund të vijnë te dera, patjetër është e nevojshme që këto skena krimi ti shohim, grupi par i PS e ka parë skenën e krimit se u mblodhën atje. Në sharrë kemi qenë jemi sulmuar si kriminelë, kemi tre padi. Nuk ka inceneratorë atje, është landfill. Ne duhet ta vazhdojmë për tre muaj. Për këtë arsye, zonja Felaj iu kërkoj ashtu siç të zbatojmë rregulloren kuvendit, për sa kohë vendimi  që ka marrë kuvendi me datë 28 tetor nuk thotë që përfundon në 28 janar, por për një afat tre mujor nga miratimi i këtij vendimi. Duke marrë parasysh edhe pushimin tre javor, i jep t drejtë këtij komisioni që të ketë datën e fundit 24 shkurtin 2022”, tha Tabaku.

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen