Komisioni hetimor për CEZ, Leskaj:
Denoncuam aferën një vit më parë

Komisioni hetimor për CEZ, Leskaj:<br />Denoncuam aferën një vit më parë
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, raportoi sot përpara komisionit hetimor për hetimin e marrëveshjes së qeverisë shqiptare me CEZ-in. 

Leskaj u shpreh se rreth një vit më parë, ka qenë KLSH institucioni që ka paditur në Prokurori aferën, sipas tij, të dëmit që i ishte shkaktuar buxhetit të shtetit në shifrën 479 mln euro. 

"Unë e kam bërë denoncimin para një viti. KLSH në këtë auditim normal që ka zhvilluar, nuk ka gjetur asnjë gjurmë dokumentesh që të tregonte se çfarë kishin palët mes njëra-tjetrës. Duhet të ishte kolegjial dhe transparent në çdo hallkë të tij. Janë 15 faqe letër nga auditi që kanë konfirmuar shtyrje afatesh memorandume bashkëpunimi. Duke i vlerësuar pyetjet e deputetëve dhe duke shprehur respektin tim për ju do i përgjigjem pyetjeve. Nuk do keni komente që të dalë jashtë kostumit zyrtar”, tha Leskaj.

Leskaj tha se rreth 63 milionë lekë u janë paguar ekspertëve. "Raportet e ekspertëve nuk u morën në konsideratë. Nga rekomandimet, ne si institucion, morëm vetëm komente politike. Deklaratat e mia janë jashtë çdo konteksti politik". 

"Mungon dokumentacioni për ERE-n në këtë marrëveshje. Dokumentacioni duhet të ishte në dosje. Nëse na kërkohet të auditojmë ERE-n, do ta bëjmë", tha Leskaj. 

Sipas Leskajt, Këshilli i Ministrave ka pasur dy variante për zgjidhjen e marrëveshjes me CEZ, atë me ndjekjen e çështjes në arbitrazh dhe varianti i dytë ai për zgjidhjen e çështjes me negociata. Ndonëse zgjidhja e marrëveshjes me negociata është kontestuar fort nga opozita, duke e parë atë si shkelje ligjore, kreu i KLSH tha se ky variant nuk është i paligjshëm.
 
"Në krahasim të të dy varianteve të KM, KLSH nuk mund të shprehet me siguri të plotë, se ne nuk auditojmë politika. Kjo është përgjegjësi e Këshillit të Ministrave. KLSH nuk mund të shprehet me siguri të plotë mbi suksesin e variantin e parëme atë të dytë, për zgjidhjen e marrëveshjes me CEZ a.sh. Bëhet e ditur se pada paditëse ka kërkuar 1 miliard euro dëmshpërblim. Për të evituar çdo lloj keqkuptimi, të dyja variantet si ai përmes proceseve gjyqësore në arbitrazh, dhe ai nëpërmjet negociatave, janë variante të ligjshme", tha Leskaj.   

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Kishte krijuar kasafortë pas gardërobës për të fshehur lekët, mjekut italian i sekuestrojnë 8 milionë euro    

Itali/ Kishte krijuar kasafortë pas gardërobës për të fshehur lekët, mjekut italian i sekuestrojnë 8 milionë euro