Plani i Komisionit Hetimor për Metën/ PD: Rama vijon të zhytet në çmendurinë e tij antiligjore

Plani i Komisionit Hetimor për Metën/ PD: Rama vijon të zhytet në çmendurinë e tij antiligjore

TIRANË- Reagimi i parë për miratimin e planit hetimor të Komisionit të Posaçëm Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, ka ardhur nga nën kryetari i PD-së, Edi Paloka. Në një reagim për mediat, Paloka tha se kjo është e gjitha një lojë politike, e cila është tregues që kjo qeveri është zhytur në antiligjshmëri. Ai vijon deklaratën e tij, duke këmbëngulur se nuk do të çelen negociatat në tetor, kjo sipas nënkryetarit, sepse Rama dhe qeveria e tij është lidhur ngushtë me krimin.

"Vazhdimi i lojes  me te ashtuquajturin “komision hetimor per shkarkimin e Presidentit te Republikes”tregon qartazi se Rama ka vendosur te zhytet edhe me thelle ne cmendurine e tij antiligjore, antikushtetuese dhe antidemokratike. Ai qe emeroi Valdrin Pjetrin dhe qe vazhdon te mbroje Kajmakun , kercenon me shkarkim Presidentin e Republikes vetem sepse ne zbatim te detyrave te tij kushtetuese mori vendime qe prishen planet e Rames per te futur vendin ne gjakderdhje.

Shqiperise tanime i eshte prere rruga per hapjen e negociatave prej nje qeverie te lidhur me krimin e qe shkeljen e ligjit e te Kushtetutes e ka kthyer ne rutine , por nuk mund te lejojme qe cmenduria dhe babezia e nje njeriu te na ktheje vite mbrapa. Shqiptaret meritojne Evropen jo Edvin Ramen", shkruan Paloka.

Postimi i plotë i Edi Palokës

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 03/09/2019 15:33

    Ky ka thume thume thume thume thume thume te drejte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës vitin e ardhshëm

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës vitin e ardhshëm