Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, Vokshi: Firmosni deklaratën që s’jeni në konflikt interesi! Ndreca tenton të largohet: Mos e shpërndaj, jashtë rendit të ditës

 

Formulari i deklarimit për konfliktin e interesit për deputetët anëtarë të Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, është bërë sërish çështje debati mes opozitës dhe PS. Vokshi kërkoi që anëtarët të nënshkruajnë formularin e deklarimit që nuk kanë konflikt interesi, por socialistët nuk pranuan duke thënë se kjo çështje është në rendin e ditës.

Ndreca u çua për t’u larguar nga mbledhja, por u kthye, ndërsa socialistët e tjerë nuk lëvizën nga vendi. Ndreca në një moment u tha socialistëve "ngrini doën ne votojmë kundër". Deklaratë kjo që ngjalli debati, se Ndreca po shkel ligjin dhe se nuk ka te drejtë të kalojë çështje në votim. 

Vokshi tha se kanë frikë të firmosin deklaratën, sipas saj se Ndreca është në konflikt të interesit.

Pjesë nga debati

Albana Vokshi: Ftoj deputetët anëtarë të firmosin këtë deklaratë, që mund të kenë qenë pjesë e proceseve të ndryshme, s’mundet të jenë këtu. Hetimi parlamentar të bëhet pa pasur askënd këtu që publiku të mund të aludojë që do të pengojë hetimet e këtij komisioni. Për të qenë të qetë, të firmosim. Unë do shpërndaj deklaratën për konfliktit e interesit, do iu lutesha t’i firmosni. Mjekët më kanë thënë që njëra anëtare e komisionit s’mund të hetojë veten se ka qenë pjesë.

Plarent Ndreca: Mos shpërndaj asgjë. Ju kërkoj të zbatoni ligjin. Ka një rend dite.

Albana Vokshi: Iu kam vënë në dijeni

Plarent Ndreca: Nuk mund të bëni asgjë jashtë rendit të ditës. Ne i bie që s’kemi ardhur për mbledhje, por për të dëgjuar fjalët e PD.

Albana Vokshi: Ky formular s’ka lidhje me rendin. Çdo deputet firmos formular jashtë rendit të ditës atëherë kur e sheh...Do refuzoni deklaratën?

Plarent Ndreca: Do refuzojmë këtë pikë. Jemi kundër futjes së kësaj pike në këtë moment. S’kemi plan hetimi, se dimë ca do hetojmë. Ne jemi kundër kësaj pike. Ngrini gjithë dorën.

Albana Vokshi: Nuk e voton t’i mos u bëj qesharak

Plarent Ndreca: Ne e votuam...

Albana Vokshi: Ndreca jeni deputet i ri, s’i keni marrë dorën siç ia keni marrë dorën administratës ku keni qenë...Ndreca që është në konflikt interesi, jo vetëm që nuk firmos deklaratën, por shkel procedurat duke hedhur në votim, a thua se kryetarja nuk është këtu. S’i mund ta hedhë nënkryetari në votim. A e kuptoni ca po bëni. Aq shumë frikë keni.

Plarent Ndreca: Jemi shumica këtu. Zonja është në drejtim të paditur, s’ka lidhje me rendin e ditës.

Klodiana Spahiu: eksperienca jonë është shumë e gjatë. Nuk kam asnjë dyshim që ne nuk do nxjerrim gjë përveçse deklaratave tuaja politike nga ky komision hetimor, jam e sigurt. Sot kemi vetëm miratim të rendit të ditës, s’ka arsye të shajmë njëri tjetrin por të respektojmë këtë letrën që na keni çuar ju zonja kryetare. Ju jeni kryetare po duhet të na respektoni.

Albana Vokshi: Kam komunikuar me kryetarin tuaj, tha të martën në orën 10.


Lajmi kryesor:

Komisioni Hetimor për ‘Shëndetësinë’, PS refuzon formularin për konfliktin e interesit! S’miraton as kërkesat për informacion, Vokshi: Zvarrisin hetimin


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet, At Grigor Pelushi në Report Tv: Festa më e madhe e krishtërimit, në 24 dhjetor shërbesa e vigjiljes

Krishtlindjet, At Grigor Pelushi në Report Tv: Festa më e madhe e krishtërimit, në 24 dhjetor shërbesa e vigjiljes