Komisioni Hetimor për ‘Shëndetësinë’, PS refuzon formularin për konfliktin e interesit! S’miraton as kërkesat për informacion, Vokshi: Zvarrisin hetimin

TIRANË-  Do të duhej të ishte një mbledhje procedurale, por Komisioni Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi për më shumë se dy orë prodhoi akuza dhe kundër-akuza mes deputetëve të opozitës dhe shumicës parlamentare, pa arritur të bëhet asnjë diskutim mbi çështjet për të cilat është ngritur: sterilizimin e check-upet.

‘Molla e parë e sherrit’ ishte një deklaratë për konfliktin e interesit, që deputetët e Rithemelimit insistuan të firmoset nga kolegët e mazhorancës. Refuzimi i Partisë Socialiste për të firmosur, pa u futur më parë në rendin e ditës, shkaktoi akuza se deputetët e majtë janë në konflikt interesi për 2 koncesionet që do të hetohen në Komision.

"Jeni në konflikt interesi se keni qënë avokat i Gjatës, firmose ta vojmë në ILDKPKI, e ta vlerësojnë ata. Ekonomi ka qenë zv.ministre kur janë miratuar këtë koncesione. Zonja është thirrur në prokurori se thuhet se Ekonomi dhe Rrepaj kanë firmosur, ka qenë kryetare e komisionit të vlerësimit të ofertave", tha Ina Zhupa. 

"Do refuzojmë këtë pikë. Jemi kundër futjes së kësaj pike në këtë moment. S’kemi plan hetimi, se dimë ca do hetojmë. Ne jemi kundër kësaj pike. Ngrini gjithë dorën", tha Plarent Ndreca

Albana Vokshi: Nuk e voton ti mos u bëj qesharak.

Plarent Ndreca: Ne e votuam...

"Po të kishte komision për shalqinj domate, unë do deklaoja te shalqiri kam konflikt interesi", tha Saimir Korreshi.

Teksa dukej se më në fund, ngërçi u zgjidh, pasi pas 2 orësh debat u miratuan 4 ekspertët që do të ndihmojnë punën e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, debatet rilindën, ndërsa Partia Socialiste refuzoi të votonte kërkesat për informacion drejtuar institucioneve.

"Jo nuk jemi dakort, kërkesat bëhen nga komisioni përmes ekspertëve ligjorë të zgjedhor, mbasi fillon hetimi mund të kërkohet prova dhe në këtë moment dërgohen, jepjani ekspetëve ligjorë", tha Ndreca. 

"E dinim këtë skenar, jeni krejt të lexueshëm", iu përgjigj Vokshi. 

Vetëm me votat e opozitës, Vokshi nuk ia doli të miratonte listën e gjatë me kërkesat për informacion drejtuar 12 institucioneve. Në këtë kushte mbylli mbledhjen. Mbledhja e radhës do të mbahet të mërkurën në mesditë, ndërsa tashmë është konsumuar 1/8 e kohës që komisioni ka në dispozicion për të hetuar koncesionin e sterilizimit dhe check-up.

Opozita hoqi dorë nga hetimi i dy koncesioneve të tjera në këtë komision, atë të hemodializës dhe laboratorëve mjekësorë.

Ekspertët
Franci Nuri- Rithemelimi
Meri Lika- Rithemelimi
Bledar Skënderi- PS
Ermir Bejtja- PS

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:54
Plarent Ndreca për Vokshin: E ke kthyer komisionin për Shëndetësinë në ‘tallava’ për ‘epshet’ e byrosë politike

1712073701_ndreca.JPG

Nënkryetari i Komisionit Hetimor për Shëndetësinë Plarent Ndreca ka reaguar në rrjete sociale duke akuzuar kryetaren Albana Vokshi se e ka kthyer mbledhjen e komisionit, në tallava mediatike.

“Koha kur puna e komisioneve hetimore kthehet në mbledhje “tallava” për të shfryrë epshet e “byrosë politike” dhe ku parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës shkelen me këmbë në forma neobolshevike të tipit “enver-kadri”, ka përfunduar”, shkruan Ndreca.

Në reagimin e tij Ndreca ka renditur të gjitha shkeljet që sipas tij janë bërë në këtë komision.

Reagimi i plotë i Plarent Ndrecës

I keqardhur konstatoj se kolegët opozitar harrojnë që OPINIONI PUBLIK është i interesuar për të VËRTETËN dhe asgjë përtej së VËRTETËS.

Komisionet Hetimore e theksoj për të disatën herë, nuk janë banaqe mediatike apo studio televizive, por struktura të përkohshme parlamentare, që kanë për themel zbatimin e Kushtetutës.

Ndaj opinioni publik, për efekt transparence, duhet të di që:

1. Vijon në mënyrë konstante sjellja antikushtetuese e kryetares së komisionit dhe anëtareve përfaqësues të opozitës, duke tentuar devijimin e proçesit nga procedurat ligjore të funksionimit të komisionit dhe imponimit të vendimarrjeve ndaj anëtarëve të shumicës.

2. Ka sjellje të përsëritura në shkelje të plotë të etikës nga anëtarët e opozitës në komision, duke dëshmuar nxitimin e tyre jo drejt të vërtetës, që është objekt i punës së komisionit, por drejt përfitimit të aksioneve partiake, që nuk kanë asnjë lidhje me punën e komisionit.

3. Shkeljet e kryetares së komisionit në drejtim të komisionit shkojnë në pikën, që nuk respekton as rendin e ditës së njoftuar prej vetë asaj. Madje, pavarësisht se kishte vendosur në tavolinë si pikë të rendit të ditës miratimin e datës së mbledhjes së radhës, në shkelje të plotë të detyrës së saj, nuk lejoi vendimarrjen e komisionit, por e mbylli mbledhjen në mënyrë të njëanshme dhe njoftoj një datë të pamiratuar nga ana e komisionit.

4. Vijon në mënyrë konstante shfaqja e konkluzioneve për produktin e komisionit, akoma pa filluar hetimi nga ana e këtij komisioni, duke dëshmuar në këtë mënyrë jo vetëm paragjykimin e plotë të punës së këtij komisioni, por edhe duke zhvlerësuar më tej çfarëdo veprimi apo vendimmarrje të komisionit.

5. Kolegët e opozitës akoma nuk kanë kuptuar, ose nuk kanë dëshirë të kuptojnë, që, ashtu siç thotë Gjykata Kushtetuese në vendimet e saj, opozita ka të drejtën e iniciativës hetimore, por jo përgjegjësinë për procedurën hetimore dhe për rezultatet e hetimit. Kjo është përgjegjësi e komisionit hetimor të ngritur për këtë çështje. Nëse kushtetutëbërësi do kishte vlerësuar së mendimet e opozitës për fenomene të caktuara qeverisëse e jo vetëm, do ishin të barazvlefshme me vendimarrjet e një strukture te posacme hetimore, nuk do kishte arsye pse ta parashikonte këtë instrument kushtetues.

6. Koha kur puna e komisioneve hetimore kthehet në mbledhje “tallava” për të shfryrë epshet e “byrosë politike” dhe ku parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës shkelen me këmbë në forma neobolshevike të tipit “enver-kadri”, ka përfunduar.

Një komision hetimor në institucionin më të lartë të Republikës, duhet të jetë shembulli i respektimit të shtetit të së drejtës, parimeve kushtetuese dhe posaçërisht atij të “procesit të rregullt ligjor”, mbi bazën e të cilit ndërtohet një proces i drejtë i paparagjykuar dhe që krijon premisat për nxjerrjen në dritë të së vërtetës. Pa “proces të rregullt ligjor”, e drejta nuk ekziston dhe e vërteta është e deformuar. Detyra thelbësore e komisionit është pikërisht kjo, të ndërtojë proçes. Nëse ndërtohet proçes i drejtë, provat dhe faktet flasin vetë.

Ora 15:08
Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, Vokshi: Mazhoranca po tenton të pengojë hetimet, refuzuan miratimin e kërkesave për informacion

Kryetarja e Komisionit hetimor të Shëndetësisë, Albana Vokshi në një deklaratë për mediat hodhi akuza ndaj mazhorancës se po tenton të pengojë hetimet, pasi refuzoi të miratojë kërkesat për informacion.

“Ashtu siç edhe pritej mazhoranca tentoi të bllokonte punimet e komisionit. Ne çdo herë që mblidhemi po mundohemi të evidentojmë që ligji për komisionet e kanë bërë qëllimshëm për të penguar hetimet parlamentare. Duke u kapur pas neneve që bien ndesh me Kushtetutën tentojnë të pengojnë hetimin për 200 mln euro. Refuzuan miratimin e kërkesave për informacion”, tha Vokshi.

Ora 14:03
Komisioni Hetimor i shëndetësisë/ Vasili-deputetëve socialistë: Po thoni broçkulla! Ilir Metaj: Ti Vokshi nuk more masa për komunikimin joetik, nuk je versioni grua i Zeusit

 

Në seancën e sotme të Komisionit Hetimor për koncesionet në shëndetësi, pati debate të gjata e të ashpra që në fillim të seancës.

Para se të niste mbledhja me rendin e ditës së bashkëpërcaktuar që më parë, kryetarja e komisionit Albana Vokshi kërkoi të ndërhynte jashtë rendit të ditës me kërkesën për firmosje nga çdo anëtar për deklarim moskonflikti interesi.

Në debatet e ashpra mes Vokshit dhe Ndrecës ndërhyri edhe Petrit Vasili. 

"Ne do të vijojmë rendin e ditës, apo do të dorëzojmë komisionin te sekretari?! Në kuvend u miratuan anëtarët e komisionit dhe jo sekretari. Ai është lehtësues i disa proceseve e asgjë tjetër. Ça ëahtë ky muhabet këtu? Raportin nuk do të përcaktojë sekretari. Ne nuk jemi komision i sekretarit. Këta po thonë broçkulla këtu. Kjo është politikë!Ça ‘vdiq’ komisioni hetimor? Këto janë komedira!”, tha Vasili. 

Ndërsa Vokshi i ndërpreu fjalën nënkryetarit Plarent Ndreca duke ia kaluar anëtares Ina Zhupa e cila vazhdoi të fliste edhe pas protestës nga ana e Ndrecës.

Më pas e mori fjalën deputeti i mazhorancës Ilir Metaj: Që ky komision të ketë një produkt, ka rëndësi, qoftë edhe formale, mënyra si ju kryetare e drejtoni punën e komisionit. Pra ju duhet të respektoni njësoj anëtarët e këtij komisioni në të dyja anët e tavolinës, në shprehjen e opinionit të tyre, pa i ndërprerë çdo herë vetëm anëtarët e maxhorancës.

Ilir Metaj: Ju nuk jeni aty në versionin grua të Zeusit, për të lëshuar vetëtima arrogante për ndërprerjen e çdo opinioni tonin, vetëm se nuk përputhet me kornizat e mosmendimit tuaj.

Pak më parë, ai anëtari aty (Vasili) tha që opinionet tona janë broçkulla. Ju nuk morët masë për komunikim joetik nga anëtari. Ok, mua në fakt më pëlqejnë epitetet folklorike, dhe i rezervoj vetes të drejtën t’a kthej zotërisë me të njëjtën mënyrë, në momentin që unë do e shoh të arsyeshëm.

Ina Zhupa: Ju jeni si grup i strukturuar kriminal.

Edona Bilali: Çfarë gjuhe është kjo?! Kërkoni ndjesë menjëherë.

Ora 12:53
Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, caktohen 4 ekspertët (EMRAT)

1712054681_vokshi.jpg

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë ka caktuar ekspertët, dy nga opozita dhe dy nga mazhoranca.

Ekspertët

Franci Nuri- Rithemelimi

Meri Lika- Rithemelimi

Bledar Skënderi- PS

Ermir Bejtja- PS

Ora 12:47
Hidhet në votim formulari për konfliktin e interesit, PS kundër! Vokshi: Opozita e ka firmosur, mazhoranca e refuzon

1712054713_vokshi.jpg

Anëtarët socialistë të Komisionit Hetimor për Shëndetësinë kanë votuar kundër futjes në rend dite të formularit për konfliktin e interesit. 8 vota kundër dhe 7 vota pro ishte rezultati i votimit. Kryetarja e komisionit, Albana Vpskhi tha se opozita e ka firmosur deklaratën e konfliktit të interesit, ndërsa mazhoranca refuzon.

“Mazhoranca refuzon futjen në rendin e ditës të formularit për konfliktin e interesit. E keni të qartë se ca hetimi janë të përgatitur për të bërë për këto dy koncesione që vlejnë 100 mln euro. Meqë mazhoranca e refuzon deklarimin, po u bëj me dije se anëtarët e grupit të PD e kemi firmosur deklaratën për konfliktin e interesit, mazhoranca refuzon ta bëjë këtë gjë”, tha Vokshi.

Ora 11:40
Ndreca tentoi të ikë nga mbledhja, Zhupa: Je në hall të madh, ia fute vrapit! Bashkë me Ekonomin, keni frikë të firmosni për konfliktin e interesit

 

Deputetja Ina Zhupa thotë se Plarent Ndreca ka fikë të firmosë deklaratën që s’ka konflikt interesi. Zhupa tha se ka frikë aq sa u çua të ikë nga mbledhja. Ndërkohë, veçse Ndrecës që e akuzojnë në konflikt interesi se ka qenë avokat i Arben Gjatës, opozita hodhi akuza edhe për deputeten Milva Ekonomi.

“E kuptoj që Ndreca është në hall të madh, e bëri të ikë në vrap nga komisioni, por nuk e di kush e ktheu nga celulari. Ndreca duhet ta dijë që nuk mund të hedhë asgjë në votim se është nënkryetar, e dyta nuk hidhet në votim ligji. Ju dhe ne e kemi detyrim të firmosim formularin për konflikt interesi. Ju nuk e pranuat që jeni në konflikt interesi, firmose dhe do shkojë në ILDKPI, dhe ta vërtetojë nëse je apo jo. Prandaj ke frikë. Po ashtu Milva Ekonomi ka qenë zv.ministre kur janë miratuar këtë koncesione. Zonja është thirrur në prokurori se thuhet se Ekonomi dhe Rrepaj kanë firmosur, ka qenë kryetare e komisionit të vlerësimit të ofertave. Unë nuk e di nëse lajmet janë të vërteta, por janë publike se keni firmosur në mungesë të zotit Beqaj. Ekonomi dhe ju të merrni përgjegjësi, firmosni sipas ligjit formularin e deklarimit. Se kuptoj irritimin tuaj, nuk e di pse u bërë kaq emocional, është detyrim ligjor ta bëjmë”, tha Zhupa.  

Ora 11:29
Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, Vokshi: Firmosni deklaratën që s’jeni në konflikt interesi! Ndreca tenton të largohet: Mos e shpërndaj, jashtë rendit të ditës

 

Formulari i deklarimit për konfliktin e interesit për deputetët anëtarë të Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, është bërë sërish çështje debati mes opozitës dhe PS. Vokshi kërkoi që anëtarët të nënshkruajnë formularin e deklarimit që nuk kanë konflikt interesi, por socialistët nuk pranuan duke thënë se kjo çështje është në rendin e ditës.

Ndreca u çua për t’u larguar nga mbledhja, por u kthye, ndërsa socialistët e tjerë nuk lëvizën nga vendi. Ndreca në një moment u tha socialistëve "ngrini doën ne votojmë kundër". Deklaratë kjo që ngjalli debati, se Ndreca po shkel ligjin dhe se nuk ka te drejtë të kalojë çështje në votim. 

Vokshi tha se kanë frikë të firmosin deklaratën, sipas saj se Ndreca është në konflikt të interesit.

Pjesë nga debati

Albana Vokshi: Ftoj deputetët anëtarë të firmosin këtë deklaratë, që mund të kenë qenë pjesë e proceseve të ndryshme, s’mundet të jenë këtu. Hetimi parlamentar të bëhet pa pasur askënd këtu që publiku të mund të aludojë që do të pengojë hetimet e këtij komisioni. Për të qenë të qetë, të firmosim. Unë do shpërndaj deklaratën për konfliktit e interesit, do iu lutesha t’i firmosni. Mjekët më kanë thënë që njëra anëtare e komisionit s’mund të hetojë veten se ka qenë pjesë.

Plarent Ndreca: Mos shpërndaj asgjë. Ju kërkoj të zbatoni ligjin. Ka një rend dite.

Albana Vokshi: Iu kam vënë në dijeni

Plarent Ndreca: Nuk mund të bëni asgjë jashtë rendit të ditës. Ne i bie që s’kemi ardhur për mbledhje, por për të dëgjuar fjalët e PD.

Albana Vokshi: Ky formular s’ka lidhje me rendin. Çdo deputet firmos formular jashtë rendit të ditës atëherë kur e sheh...Do refuzoni deklaratën?

Plarent Ndreca: Do refuzojmë këtë pikë. Jemi kundër futjes së kësaj pike në këtë moment. S’kemi plan hetimi, se dimë ca do hetojmë. Ne jemi kundër kësaj pike. Ngrini gjithë dorën.

Albana Vokshi: Nuk e voton t’i mos u bëj qesharak

Plarent Ndreca: Ne e votuam...

Albana Vokshi: Ndreca jeni deputet i ri, s’i keni marrë dorën siç ia keni marrë dorën administratës ku keni qenë...Ndreca që është në konflikt interesi, jo vetëm që nuk firmos deklaratën, por shkel procedurat duke hedhur në votim, a thua se kryetarja nuk është këtu. S’i mund ta hedhë nënkryetari në votim. A e kuptoni ca po bëni. Aq shumë frikë keni.

Plarent Ndreca: Jemi shumica këtu. Zonja është në drejtim të paditur, s’ka lidhje me rendin e ditës.

Klodiana Spahiu: eksperienca jonë është shumë e gjatë. Nuk kam asnjë dyshim që ne nuk do nxjerrim gjë përveçse deklaratave tuaja politike nga ky komision hetimor, jam e sigurt. Sot kemi vetëm miratim të rendit të ditës, s’ka arsye të shajmë njëri tjetrin por të respektojmë këtë letrën që na keni çuar ju zonja kryetare. Ju jeni kryetare po duhet të na respektoni.

Albana Vokshi: Kam komunikuar me kryetarin tuaj, tha të martën në orën 10.

Ora 11:06
Nis me debate mbledhja e Komisionit Hetimor Shëndetësinë! Vokshi: Po i bën shantazhe e presion stafit! PS: Thashetheme, zbatojmë vetëm ligjin

 

Mbledhja e Komisionit të Shëndetësisë ka nisur sërish me debate, ku kryetarja Albana Vokshi ka hedhur akuza kundrejt PS se po tentojnë të kontrollojnë punën e këtij komisioni. Shkak është bërë një mbledhje e sekretarit të komisionit, Klevis Xhoxhi me stafin mbështetës për komisionin.

Voskhi tha se këto janë shantazhe dhe presione ndaj stafit për të kontrolluar punën. Xhoxhi hodhi poshtë akuzat duke thënë se janë thashetheme korridoresh. Nga ana tjetër, nënkryetari Ndreca u shpreh se nuk bëjnë asgjë tjetër, veçse zbatimit të ligjit. 

Albani Vokshi: Unë gjykoj kjo është e papranueshme. Ne bazë të urdhrit për emërimit e këshilltarëve dhe sekretarëve, i gjithë stafi duhet të jetë në mbështetje të kryetares së komisionit dhe deputetit. Tentativat për ta kontrolluar, penguar punën e këtij komisioni, po ua them që janë të papranueshme. Do doja që deputetët e PS të bënin një hap pas duke i ftuar që të bashkëpunojmë, të jemi në lartësinë e detyrës dhe pritshmërisë së detyrës për ata që na kanë votuar.

Klevis Xhoxhi: Bazohesh në thashetheme korridoresh. Ligji thotë që komisioni zgjedh një sekretar që drejton çështjet administrative. Takimi që është bërë me sekretarinë e komisionit ka pasur vetëm një axhendë për zbatimin e ligjit. Asnjë nga ato që ju thoni, më vjen keq që bëni akuza në bazë thashethemesh dhe hamendësimesh. Kthejeni komisionin në shinat e ligjit.

Ina Zhupa: Nuk mundet që sekretari me vullnetin ti thotë sekretarisë që s’mund të kalojë shkresa pa i parë ai, ndërkohë që janë kryetari dhe nënkryetari autoritetet më të larta. Legjitimiteti vjen edhe nga organi që të ka zgjedhur, jo të vendosni ju se çfarë dërgohet. Dielli shikohet që në mëngjes, tendenca juaj shikohet se kush di jetë gjatë mbarëvajtjes së komisionit.

Plarent Ndreca: Tendenca e grupi tonë është zbatimi i ligjit, vetëm kaq. Sekretari është ai që drejton nga pikëpamja administrative gjithë proceset. Kom ka të bëjë që punonjësit e shërbimit duhet të informojnë sekretarin, madje edhe kryetarja udhët të informojë sekretarin.

Albana Vokshi: Mendoni se do monopolizoni. Nuk është kështu ligji, hajde ikim të gjithë ne edhe i bën sekretari. Ai nuk kontrollin, lini shantazhet ndaj stafit. E keni bërë me ligjin e ri që merret vendim në çdo hap. Merret vendimi këtu pastaj e menaxhon stafi pjesën shkresore. Po vini në presion stafin.

Plarent Ndreca: Nuk të merr leje ty sekretari se ca bën. Sekretari sipas ligjit drejton pjesën administrative.

Albana Vokshi: Nuk është supersekretar, është thjesht sekretar, të kryejë detyrat e sekretarit.

Petrit Vasili: Kemi ardhur të bëjmë mbledhje, apo të dorëzojmë komisionin në dorë të sekretarit. Nuk jemi komision sekretari, sekretari është në varësi të komisionit. Kush pyet për sekretarin, nëse ne miratojmë këtu. Lërini këto broçkulla. Ky është staf në mbështetje të deputetëve kaq. Këto janë komedi.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatosi-kosove: 02/04/2024 12:48

    Kjo vokshi eshte aq e pamoral sa eshte ne gjendje ta bej kopilin siq thot populli dhe ta le ne dore, kjo orvatet ta bej kryeprokuroren dhe gjykatesin qe ta denoje Seclin qe nuk eshte kriminel apo pjese e skuadres vrastare te sali berishes, prandaj duhet nje ligj spécial per Tia ndaluar çdo inisiative ksaj prostitué politike.

    Përgjigju
  • Lezha: 02/04/2024 11:50

    Komisioni I shendetsise dhe KLSH te hetoje spitalin e shkodres I cili ka shefa sherbimit ne reparte mjek pensionista , ne kundershtim te plote me ligjin.

    Përgjigju
    • Puka: 03/04/2024 08:29

      Zoti Lezha!Po ato mjekë janë specialistë që Shkodranët dhe gjith Shqipëria kanë nevoj për to!

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria në lëvizje për të ndihmuar këngëtaren Parashqevi Simaku! Balla kontakte me Konsullatën në Nju Jork për t'i siguruar pasaportë

Qeveria në lëvizje për të ndihmuar këngëtaren Parashqevi Simaku! Balla kontakte me Konsullatën në Nju Jork për t'i siguruar pasaportë