Deputetja e opozitës, Ina Zhupa ka kërkuar në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, që t’i drejtohen me një kërkesë SPAK, për të pyetur nëse nënkryetari i PS, Plarent Ndreca ka qenë avokat i personave të akuzuar për koncesionin e sterilizimit. Sipas Zhupës, ai është në konflikt interesi sepse ka qenë avokat i Arben Gjatës.
Ndërkohë, Ndreca iu përgjigj duke pranuar se ka qenë avokat, por ai theksoi se kjo s’ka lidhje me komisionin.
Zhupa: Pranuat që keni qenë vetë avokat i një prej të akuzuarve, pranuat që jeni në konflikt interesi. Kam një kërkesë procedurale për të zgjidhur konfliktin e interesit. Le t’i drejtohemi SPAK, ta pyesim nëse Ndreca ka qenë avokat i personave të interesuar dhe qartësojmë edhe pozicionin e tij. PS ka mjaftueshëm resurse, deputetë që nuk kanë konflikt interesi me këtë çështje që mund të jenë nënkryetar të komisionit, që Ndrecës mos t’i krijohen probleme dhe komisionit. Është mirë të sqarohemi para se të nisim procesin e hetimit.
Ndreca: Nga pikëpamja e diplomës nuk pres të më këshillojë Zhupa. Nuk ka nevojë me pyet të tjerë. Unë e thash kam qenë avokat jo vetëm i atij, por edhe i disa të tjerëve që bëjnë pjesë nga krahu juaj. S’ka lidhje me këtë komision.
Lajmi kryesor:
Nis me debate Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, opozita: Ndreca në konflikt interesi! Rama, 5 ministra e ish-ministra dëshmitarë, thirren brenda 10 qershorit
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.4%
-
Të gabuar
82.5%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 3000
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pjesa e TRETË/ Tashmë dhe Tatimet në lëvizje për aferën 'Deco 2000' të familjarëve të Albana Vokshit
22 Dhjetor, 21:09
-
Zhupa: Vrasjen e paramenduar të Ramës kundër Tik Tok për arsye elektorale nuk do ta lejojmë
22 Dhjetor, 12:52
-
Kuvendi/ PS kalon ligjin, anulohen gjobat për ndërtime pa leje, dhe të AKU në fshat! Rrëzohet amendamenti i PD-së, s'falen faturat e prapambetura të ujit e dritave
19 Dhjetor, 17:31
-
Interpelanca/ Zhupa: Betonizuat zonat e mbrojtura! Butrinti, qofteri! Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e tyre
19 Dhjetor, 12:26
-
Zhupa: Po betonizoni zonat e mbrojtura, qofteri në Butrint. Ministrja më duargjatë, keni dhënë 5,8 mln m2 tokë
19 Dhjetor, 10:42
-
Përplasje në Kuvend, 'mollë sherri' Bashkim Ulaj dhe interpelanca me Ballukun! Shehaj bllokon 4 orë foltoren, Spiropali e përjashtoi, Noka e shtyn me forcë
19 Dhjetor, 08:07
-
Opozita në Malin e Zi si ajo në Shqipëri, deputetët hedhin tymuese në komision pas debatit për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese
18 Dhjetor, 12:48
-
Projektligji i PS-së për faljen e gjobave kalon në komisione, amnisti dhe për ndërtimet individuale pa leje në fshat e qytet në 10 vitet e fundit
17 Dhjetor, 11:38
-
Përplasje të ashpra tek Komisioni i Edukimit, Kushi: Më jep fjalën, të të vijë turp! Zhupa: As kam vjedhur, as kam qenë ministre
16 Dhjetor, 20:55
-
Evi Kokalari demaskon Berishën: Mos e zë më në gojë Trump, solle degjenerata në Washington e pretendon se bashkëpunon me Republikanët
13 Dhjetor, 09:56
-
Mbyllet seanca maratonë në Parlament, 2 deputetët e PDIU ‘shpëtojnë’ mazhorancën! Votohen projektligjet, mungojnë shumë ministra
12 Dhjetor, 21:06
-
Interpelanca për vrasjen e 14-vjeçarit/ Zhupa kërkon dorëheqjen e Manastirliut: Sistem i dështuar! Ministrja: Ke hallin e karrgies, s’të ndihmojmë dot
12 Dhjetor, 11:08