Konstituohet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës! Hyseni: Përtej politikës, do bazohemi te Kushtetuta! Murrizi: Të kërkojmë informacion te agjencitë ligjzbatuese

TIRANË- Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta ka nisur ditën e sotme zyrtarisht punën, teksa me 9 vota pro është miratuar dhe plani paraprak i hetimit. Kryetari Alket Hyseni, në mbledhjen e parë të zhvilluar, tha se puna e këtij Komisioni do të jetë e “zhveshur” nga politike dhe se do të bazohet vetëm te Kushtetuta dhe ligjet. Ai ka paraqitur në vija të përgjithshme planin e punës, ku parashikohet edhe thirrja në një seancë dëgjimore e presidentit Ilir Meta si edhe marrjen e ekspertëve të huaj për të dhënë opinionin e tyre.

Nga ana tjetër, anëtari Spartak Braho, propozoi që asnjëri nga anëtarët të mos dalë e të prononcohet në media duke bërë deklarata të pamatura për kreun e shtetit, teksa shtoi që  krahas të dhënave me shkrim, në lidhje me shkeljet e supozuara ndaj Presidentit, të ilustrohen edhe pamje filmike nga intervistat e tij. Kjo kërkesë e tij, gjeti dakordësinë edhe të anëtarëve të tjerë. Një kërkesë ka pasur edhe nënkryetari i këtij Komisioni, Myslim Murrizi, i cili tha se duhet të thellohen hetimet, duke kërkuar informacione dhe te Agjencitë ligj-zbatuese.

Ky është komisioni i dytë hetimor që ngrihet për hetimet e shkeljeve kushtetuese për Ilir Metën brenda 2 viteve, ku mazhoranca kërkon shkarkimin e tij nga detyra. Ngritja e këtij Komisionit Hetimor, nuk është njohur nga vetë Meta, i cili përmes zëdhënësit të tij u shpreh se "s'do tolerojë asnjë intimidim nga mafia lokale e ndërkombëtare" dhe se ky vendim ishte antikushtetues dhe antiligjor.  

Në raportin e miratuar dy ditë më parë në Komisioni i Ligjeve argumentohet se "Meta ka shkelur rëndë Kushtetutën me angazhimin e hapur në fushatë në krah të opozitës dhe kundër mazhorancës. Deklaratat e tij kanë cenuar rëndë të drejtat kushtetuese të individëve, imazhin dhe reputacionin e vendit, si dhe marrëdhëniet me partnerët strategjikë të Shqipërisë, me Bashkimin Evropian dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës", thuhet në raport.

Gjithashtu të tjera arsye se pse duhet hetuar dhe më pas shkarkuar kreu i shtetit, në raport theksohet se "Ilir Meta, para dhe gjatë zgjedhjeve, ka nxitur dhunë, urrejtje, ndasi si dhe vetëgjyqësi dhe sjelljet dhe mesazhet e tij publike janë në kundërshtim me parimin e unitetit të popullit dhe të papajtueshme me Kushtetutën".

Afati i punës së Komisionit Hetimor i ngritur nga Kuvendi pritet që të jetë një muaj, përgjatë të cilit do të shqyrtohen të gjitha argumentet e ngritura nga Partia Socialiste për shkarkimin e Presidentit. Vendimi i shkarkimit të Presidentit duhet të mbështetet nga të paktën 2/3 e anëtarëve të Parlamentit.

Përbërja e Komisionit Hetimor
Kryetar: Alket Hyseni; Nënkryetar Myslym Murrizi; Sekretar: Klotilda Bushka; Anëtarët Vasilika HysiElena XhinaSpartak BrahoHalil JakimiNikolin StakaArlind Çarçani; Zëvendësues: Ermonela FelajXhemal Qefalia dhe Eugen Bojaxhi. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:00
Komisioni për shkarkimin e Metës/ Murrizi: Të kërkojmë informacion te agjencitë ligj-zbatuese

Myslim Murrizi, anëtar i këtij Komisioni ka kërkuar që të thellohen hetimet, duke kërkuar informacione dhe tek Agjencitë ligj-zbatuese.

“Të kërkojmë informacion tek agjencitë ligj-zbatuese. Tek hapat procedurale që do të ndiqen nga komisioni. Do doja që në emër të komisionit, t’i kërkohej informacion zyrtarisht agjencive ligjzbatuese, SHISH, Anti-Terrori etj për t’u njoftuar ne si komision se çfarë informacionesh kanë pasur këto agjenci ligjzbatuese gjatë 30 ditëve fushatë. Çfarë ndikimi kanë pasur në kontingjente deklaratat e presidentit për nxitje dhune. Si e kanë parë ata situatën në underground?”- deklaroi Murrizi.

Ai shtoi se këto informacione nuk ka pse të bëhen publike.

"Mendoj, siç thotë edhe kodi, për pjesën e materialeve që vijnë nga agjensitë ligjzbatuese, nuk ka përse të bëhen publike. Po mos t’a bëjmë shumë hermetike se duke mos dhënë asnjë lloj informacioni se çfarë po bëjmë, duket sikur çfarë po bëjmë, sikur po bëjmë ndonjë puç shteti. Ndoshta ka pasur takime me individë të cilët mund të shkaktonin dhunë, por gjithsesi ne do të respektojmë ato çfarë do të vendosen nga agjensitë ligjzbatuese”, tha Murrizi. 

Ora 11:44
Me 9 vota pro konstituohet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës, miratohet plani paraprak i hetimit

1620464935_alkethyseni1.jpg

Me 9 vota pro miratohet plani paraprak i hetimit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Ora 11:22
Braho: Të merren si provë deklaratat e Metës jo vetëm më shkrim, por edhe video

 

Spartak Braho, një nga anëtarët e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës, ka kërkuar që si provë të mor merren vetëm deklaratat me shkrim, por edhe me video. Ai shtoi se duhet bërë që t’u ndalohen deklaratat për mediat të anëtarëve të saj.

“Ne nuk duhet të prononcohemi për mediat, që presidenti është kështu apo ashtu, Të caktohet dikush që të flasë për mediat. Ne do të na nevojitet të njohim jo vetëm deklarimet e Presidentit, por edhe filmimet, nuk i duam vetëm të shkruara duhet të kemi tabelën e të shohim publikisht të gjitha imazhet që akuzohet Presidenti. Kjo është më mirë për ne kur i shohim, dëgjojmë, por edhe për publikun”, tha Braho.

Ora 11:19
Komisioni për shkarkimin e Metës/ Hyseni: Përtej politikës, ne do të bazohemi vetëm mbi Kushtetutën dhe Ligjet

 

Kryetari i Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Metës, Alket Hyseni ka theksuar se në punën e tyre do të bazohen vetëm mbi ligjet dhe Kushtetutës, përtej Politikës. Ndërkohë që në mbledhjen e mbajtur Sekretare u zgjodh Klotilda Bushka.

“Do të bazohemi vetëm mbi detyrimin tonë Kushtetues, rregulloren  e Kuvendit dhe ligjet e Komisionit të Ligjeve. Objektivi përcaktohet nga vendimi i parlamentit për ngritjen e këtij Komisioni mbi kërkesën e deputetëve. Meta nuk u paraqit në Komisionin e Ligjeve, më tej Komisioni paraqiti raportin Kuvendit për hetimin nëse aktet dhe deklarata e Metës para, gjatë dhe në heshtjen zgjedhore janë në shkelje të Kushtetues, nëse ka nxitur urrejtje dhe dhune. Do i qëndrojmë strikt objektit të punës. Sekretare zgjidhjet Klotilda Bushka. (...) Nuk është ndonjë kënaqësi e madhe që të ngrihet ky Komision, por në kushtet kur jemi duhet që ta marrim me kujdes dhe gjakftohtësi.

Në mënyrë që të krijojmë një ekspoze të plotë, apo problemet që mund të dalin nga dëshmitarë, institucione. Sa i takon planit të sotëm, që është detyrë e kryetarit, bazohet në ngritjen e hetimit dhe të drejtën që ka Presidenti për t’u shprehur në këtë komision. Ky komision përtej të drejtës së Presidentit, ka të drejtën të thirrë Presidentin në një dëgjesë që do të jetë e nevojshme. Pikë tjetër e planit paraprak është marrja e të dhënave, këtu do të mbahet parasysh kërkesa juaj që të kemi pamje filmike apo të dhëna nga AMA mbi publikime, në rrjete sociale, apo media të caktuara. Pikë e katërt është përgatitja e planit përfundimtar të hetimit.
Do të ketë pikë të pestë për marrjen e ekspertëve vendas apo të huaj. Duhet të kemi konsulentët e ekspertëve, që do të na ndihmojnë në çështje të doktrinës, apo jurisprudencës së Gjykatës tonë, apo atyre Evropiane.

Do të kemi një dëgjesë me Presidentin e Republikës. Do të miratohet raporti përfundimtar, e më pas, do të jetë Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për të vendosur nëse ka shkaqe të parashikuara nga Kushtetuta për shkelje të rëndë të Kushtetutës. Do të mblidhemi që ta përmbushim detyrën tonë me kujdes”, u shpreh Alket Hyseni.

B.K./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • AltinTop: 08/05/2021 15:41

    Mos ju drejtoni kot agjensive ligj-zbatuese... nuk ndajne informacion me komisione hetimore..kur rrjedhja e informacionit sekret eshte evidente. Kshu qe do benit mire tja kaloni SPAK-ut çeshtjen e Likes.

    Përgjigju
  • so fair, so good: 08/05/2021 14:52

    Si ne rastin e z. Tom Doshi, eshte mundesia t'i drejtoheni si Komision edhe Agjensive Ligjzbatuese te Partnereve tane me te medhenj te SHBA e atyre euro-atlantike. Ndoshta, si ne rastin e z. Tom Doshi, vjen doreheqja perpara, e gjithsesi pershpejtohet e behet me i sigurte shkarkimi.

    Përgjigju
    • Ergys: 08/05/2021 16:09

      Meta nuk eshte si Tom Doshi.A e pate si u dhje ne breke Tom Doshi nga Meta.U be si pule e lagur.Vetem USA e fundos Meten

  • so fair, so good: 08/05/2021 14:16

    Edhe Garda e Republikes, si agjensi ligjzbatuese e ngarkuar specifikisht me sigurine fizike, si personale ashtu edhe te familjareve te personaliteteve shteterore, eshte e nevojshme te pyetet e te depozitoje te gjithe dokumentacionin zyrtar te detajuar te problematikave dhe veshtiresive qe u ka krijuar Presidenti i Republikes grupeve te sigurise dhe antareve te tyre, strukturave te tjera te saj, gjate ushtrimit te detyres se tyre per periudhen kohore objekt i punes se Komisionit Hetimor per shkarkimin e tij nga detyra.

    Përgjigju
  • so fair, so good: 08/05/2021 13:46

    Edhe Garda e Republikes, si agjensi ligjzbatuese e ngarkuar specifikisht me sigurine fizike, si personale ashtu edhe te familjareve te personaliteteve shteterore, eshte e nevojshme te depozitoje te gjithe dokumentacionin zyrtar te detajuar te problematikave dhe veshtiresive qe u ka krijuar Presidenti i Republikes grupeve te sigurise dhe antareve te tyre, strukturave te tjera te saj, gjate ushtrimit te detyres se tyre per periudhen kohore objekt i punes se Komisionit Hetimor per shkarkimin e tij nga detyra.

    Përgjigju
  • Gjinokastra: 08/05/2021 12:44

    Po kerkuat informacion te agjencite ligjzbatuese atehere do dalin te dhenat qe Meta ka ber trafik droge ne gjithe Evropen SHBA dhe Kanada.Me duket se i erdhi fundi Likes

    Përgjigju
  • Like: 08/05/2021 10:09

    Te jap llogaria. Jo vetem ai te gjith komunistet e parlamenti. Sahale metà basha mona plastika g rucirama cuci basha e plot te tjer.

    Përgjigju
  • LORA: 08/05/2021 09:33

    Ne mbrojtje te shtetit, Kushtetutes dhe kohezionit te Popullit Shqiptar,,,,,,,,ai me bllok ne dore,i fronit aktual presidencial,,,,duhet sikterisur nje ore e me pare.

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 08/05/2021 09:33

    Kryedrejtuesja e komisionit eshte Yuri Kim

    Përgjigju
  • Rexhep KASAP Bule Leka [ kepi ]: 08/05/2021 08:29

    Ilir hajdut meta e ka vëndin në burg jo president. Po kshu është katandis Shqipria që president të ket njerëz si paçavurja wc ilir meta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protestë në Beograd kundër presidentit serb dhe qeverisë së tij

Protestë në Beograd kundër presidentit serb dhe qeverisë së tij