Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e KQZ për të gjobitur 3 subjekte politike si Partia Socialiste, Partia Ardhmëria Shqiptare dhe Bindja Demokratike.

Në seancën e sotme në KAS, përfaqësuesit  e të tre subjekteve paraqitën parashtrimet e tyre kundër vendimve të KQZ-së.

Ndërkohë Partia Socialiste nuk kishte përfaqësues në këtë mbledhje të KAS. Me gjithë parashtrimet e dhëna nga përfaqësuesve të PASH dhe Bindjes Demokratike, KAS la në fuqi vendimin e KQZ, e cila gjobiti pas auditit financiar të vitit 2022 dhjetëra parti për parregullsi.

PS dhe PASH u gjobitën me 60 mijë lekë të rinj, ndërsa Bindja Demokratike me 1 milionë lekë të rinj. Megjithatë vendimi i KAS mund të ankimohet në Kolegjin Zgjedhor.