Komisioni i Apelit i jep të drejtë Erzenit dhe Elbasanit, nuk do ketë ndryshim formule në Kategorinë e Parë

Komisioni i Apelit i jep të drejtë Erzenit dhe Elbasanit, nuk do ketë ndryshim formule në Kategorinë e Parë

Sezoni 2020-2021 i Kategorisë së Parë do të jetë i pandryshuar. Kjo pasi FSHF ka njoftuar sot se Erzeni dhe Elbasani kanë fituar të drejtën e tyre për pjesmarrje nga Komisioni i Apelit në Komisionin e Licensimit. Ky i fundit më herët kishte vërejtuar se dy skuadrat në fjalë nuk i përmbushnin kushtet dhe kishte vendosur t’i përjashtonte.

Sakaq si rrjedhojë spekulojë ideja që të ndryshonte formula e Kategorisë së Parë dhe mos të ishte më si ai i sezoneve të kaluara me dy grupe.

Njoftimi i FSHF-së:

Federata Shqiptare e Futbollit është njohur ditën e sotme me vendimin e Komisionit të Apelit për Licensimin e Klubeve për ti dhënë licensën Erzenit dhe Elbasanit.

Ky komision, pasi mori në shqyrtim kërkesat e të dy klubeve të cilat kërkonin rrëzimin e vendimin të Komisionit të Licensive të shkallës së parë që kishte refuzuar licensat për të garuar në Kategorinë e Parë për sezonin 2020-2021, vendosi ti japë licensën skuadrave pasi është verifikuar se të dy klubet kanë plotësuar të gjitha kriteret e licensimit.

Skema e Kategorisë së Parë do të jetë e pandryshuar edhe në sezonin 2020-2021, me 18 skuadrat pjesëmarrëse që do të ndahen nga Grupet A dhe B.

Shorti për edicionin e ri do të hidhet ditën e premte, datë 9 Tetor 2020, ora 11:00, në ambientet e Air Albania Stadium.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Adriatik Doçi: U përball me bandat me automatik/ Kush është Elvin Gogaj, prokurori që po heton Belind Këlliçin

Adriatik Doçi: U përball me bandat me automatik/ Kush është Elvin Gogaj, prokurori që po heton Belind Këlliçin