Komisioni i Disiplinës dënon me
gjobë Flamurtarin dhe Luftëtarin

Komisioni i Disiplinës dënon me<br />gjobë Flamurtarin dhe Luftëtarin<br>
Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dhënë masa ndëshkuese për një pjesë të klubeve sportive në vend.

Komisioni ka dënuar me gjobë  klubin gjirokastrit të Luftëtarit për sjellje të gabuar të tifozëve në shumën e 100,000 (njëqind mije) Lekësh.Gjithashtu nuk ka kaluar pa gjobë edhe Flamurtari i Vlorës , i cili është ndëshkuar me gjobë në vlerën 500,000 (pesëqind mije) Lekësh dhe me një ndeshje pa tifozë.

Ndëshkime ka patuar edhe për klube të tjera jo në Superligë, por në kategoritë e tjera të garave sportive në vend. Gjithsej ka shqyrtuar 13 kërkesa në lidhje mesjellje jo korrkte të tifozëve, por 2 raste janë për në Superligë, ndërsa 11 të tjera janë raportuar në  kategoritë e tjera të futbollit në vend.

Njoftimi i plotë i postuar në faqen e Federatës Shqiptare të Futbollit:

1. KF “Luftëtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve , në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobe ne masën 100,000 (njëqind mije) Leke.

2. FC “Flamurtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve , në bazë të Nenit 65/1 dhe Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobe ne masën 500,000 (pesëqind mije) Leke dhe 1(një) ndeshje pa tifoze.

3. Zyrtari i KF “Veleciku”, Klodian Harlicaj, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. Zytari i KF “Oriku”, Fatmir Rexha, , për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2.a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5. Lojtari i KF “Devolli”, Staviol treni, për goditje me grusht dhe shkelma ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti

6. Lojtari i KF “Kelcyra”, Saimir Kule, për goditje me grusht dhe shkelma ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti

7. KF “Gramozi”, për sjellje të keqe të spektatorëve duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes, në bazë të Nenit 65/3.b të KDS, dënohet me 4(katër) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës.

8. Lojtari i KF “Porto” U-17, Ersiljo Djala, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 4 (Katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9. Lojtari i KF “Akademia” U-17, Hilmi Likollari, për goditje me grusht ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti

10. KF “Kastrioti” U-17, për mos paraqitje ne ndeshjen me KF “Brains” U-17 planifikuar te luhej me date 12.11.2017, ne baze te nenit 55 te KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes ne rezultatin 3 me 0.

11. Pranimin e kërkesës së KF “Korabi” U-17.

KF “Burreli” U -17, për aktivizim të lojtarit që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të Nenit 54 të KDS, humbet ndeshjen në tavolin me KF “Korabi” U-17 e luajtur më datë 12.11.2017 me rezultatin 3 me 0.

12. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Tirana” U-19, Redi Veriu; pezullimin pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Redi Veriu vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.

13. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Tirana” U-19, Bektash Vasha pezullimin e pjesës mbetur të dënimit . Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Bektash Vasha vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Arrestimi i ultrasve për lidhjet mafioze, Inter dhe Milan mund të vendosen nën kontrollin e jashtëm! Takimet me futbollistët

Arrestimi i ultrasve për lidhjet mafioze, Inter dhe Milan mund të vendosen nën kontrollin e jashtëm! Takimet me futbollistët