/ATSH/- Komisioni i Kuvendit për Ekonominë dhe Financat diskutoi sot në seancën e parë për këtë vit, Aktin normativ "Për disa ndryshime në ligjin nr.185/2013 "Për buxhetin e vitit 2014" të ndryshuar".

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, gjatë diskutimit të kësaj çështje u shpreh se,  "Akti normative ka 3 objektiva. Së pari, objektiv rialokimi i fondeve për të krijuar fondin e shpronësimeve. Së dyti, objektiv mbështetjen e sektorit të energjisë. Së treti, objektiv rialokimin e fondeve në plane dhe projekte".
Sipas ministrit Cani, "proçesi i shpronësimeve kërkon vëmendjen e duhur. Për këtë arsye kemi rialokuar 1.5 mrd lekë për to". Ndërsa, vijoj më tej, Cani,  gjatë vitit 2014 vëmendje kryesore i është kushtuar edhe mbështetjes së sektorit të energjisë.

Sipas kreut të financave, prioritet mbeten zgjerimi i investimeve në sektorë staregjikë të ekonomisë.