Komisioni i Ekonomisë hap garën për zëvendësimin e tre anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të BSH (Emrat)

Komisioni i Ekonomisë hap garën për zëvendësimin e tre anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të BSH (Emrat)

Erjon Braçe

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe ka hapur sot garën për zëvendësimin e tre anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës. Anëtarët që iu mbaron mandati janë Dhori Kule, Arben Malaj dhe Ela Golemi.

"Siç ju e dini 3 anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës Dhori Kule, Ela Golemi dhe Arben Malaj përfundojnë mandatin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Këto tre anëtarë zgjidhen me propozim të Kuvendit. Organet e Kuvendit i janë drejtuar me shkresë grupeve parlamentare. Komisioni të njoftojë Kuvendin për hapjen e procedurës për çdo individ që plotëson disa kritere"

Erjon Braçe

Aplikantët duhet të plotësojnë disa kritere, si ai i arsimit të lartë ekonomik ose juridik, përvojë pune mbi 5 vjecare në administratën publike ose ne institucione financiare e bankare.

Funksioni i anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës është i papajtueshëm me atë të deputetit, ministrit, si dhe të punonjësit, të administratorit e të aksionarit, me pjesëmarrje ndikuese në bankën e nivelit të dytë ose në subjektet që licencohen nga Banka e Shqipërisë. Afati i aplikimit skadon më 30 shtator 2018.

Aplikantët duhet të plotësojë kriteret, si më poshtë vijon:
1. Të ketë:
a) arsimin e lartë ekonomik ose juridik;
b) përvojë profesionale në çështje financiare dhe bankare;
c) kualifikime profesionale të profilit;
ç) përvojë pune mbi pesë vjet në administratën publike ose në institucionet financiare dhe bankare.

2. Të mos ketë pengesat e mëposhtme:
a) është dënuar nga gjykata për një vepër penale, për të cilën ligji parashikon dënimin me burgim;
b) është në pamundësi për të paguar detyrimet monetare ose është deklaruar i falimentuar dhe nuk është rehabilituar;
c) është ndaluar ose pezulluar nga gjykata të ushtrojë detyrën si nëpunës shtetëror apo në shërbimin publik ose të ushtrojë veprimtarinë apo mjeshtërinë;
ç) gjatë ushtrimit të detyrës, në mënyrë aktive merr pjesë në veprimtari politike.

Funksioni i anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës është i papajtueshëm me atë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, të deputetit në Kuvend, të anëtarit të Këshillit të Ministrave, si dhe të punonjësit, të administratorit dhe të aksionarit, me pjesëmarrje ndikuese në bankën e nivelit të dytë ose në subjektet që licencohen nga Banka e Shqipërisë.

Dokumentet që duhet të dorëzohen janë:
⦁ Kërkesë për aplikim;
⦁ Kopje e letërnjoftimit;
⦁ Curriculum Vitae në gjuhën shqipe;
⦁ Dokumente të diplomimit dhe të kualifikimeve profesionale të kërkuara;
⦁ Dokument që të provojë vjetërsinë në profesion;
⦁ Formular të plotësuar e të firmosur të vetëdeklarimit për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike, në përputhje me ligjin nr.138/2015, të ndryshuar;
⦁ Vetëdeklarim se nuk është në pamundësi për të paguar detyrimet monetare ose deklaruar i falimentuar;
⦁ Vetëdeklarim se nuk është ndaluar ose pezulluar nga gjykata të ushtrojë detyrën si nëpunës shtetëror apo në shërbimin publik ose të ushtrojë veprimtarinë apo mjeshtërinë;
⦁ Vetëdeklarim se gjatë ushtrimit të detyrës nuk merr pjesë në mënyrë aktive në veprimtari politike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën