-
FSHF nuk ndal skandalet, fton në asamblenë e Gjirokastrës ish-përfaqësuesin e PD: Stadiumi i mbyllur, por zgjedhjet i zhvillojmë brenda 24 orëve
Përkundër vullnetit të anëtarëve Federata Shqiptare e Futbollit ka tentuar të mbajë zgjedhjet në shoqatën rajonale e Gjirokastrës. Për më tepër federata nuk kurseu as manipulimin e listave, duke përjashtuar anëtarët që evidentuan manipulimet dhe futi një ish-kreun e PD-së së Gjirokastër. Megjithatë tentativën e ndërhyrjes së Armand Dukës zgjedhjet në Gjirokastër nuk u mbajtën pasi stadiumi “Luftëtari” mbylli dyert.
29 Janar 2022, 14:48 -
Anëtarët kërkuan anulimin, FSHF ‘shpik’ proces zgjedhor në shoqatën e Gjirokastrës: Bashkia po na pengon
Edhe pse prej ditësh kanë dalë me një komunikim të përbashkët për shtyerjen e zgjedhjeve për shkak se federata po tenton t’i manipulojë ato, shoqata rajonale e futbollit në Gjirokastër po tenton ta kryejë këtë proces me mbështetjen e FSHF-së. Sipas statutit federata nuk duhet absolutisht të ndërhyjë në zgjedhjet e shoqatave rajonale pasi ato janë të pavarura.
29 Janar 2022, 12:25