Komisioni i Integrimit, opozita kërkon të dijë qëndrimin e Ramës për kufirin Kosovë-Serbi, Balla: Mbështesim dialogun, nuk ndërhyjmë në sovranitet

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Integrimit opozita është kthyer në drejtimin e saj. Kreu i Komisionit, deputeti i PD-së, Genc Pollo ka nisur mbledhjen me propozimin e opozitës për një raport lidhur me ecurinë e përmbushjes së kushteve që janë vendosura nga BE.

“Edi Rama është ministër për Integrimin Europian, ndaj ne kërkojmë informacion lidhur me ecurinë e pesë prioriteteve: procesit screening, raportin 3 mujor dhe listën e ligjeve që përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian,” – shtoi Pollo.

Kërkesës së Pollos i është përgjigjur kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant  Balla.

“Dakort me kërkesën që ju keni bërë. Mirëpresim rolin monitorues të opozitës. Qeveria deri në fund të muajit shkurt ka detyrim të sjellë raportin që duhet shoqëruar edhe me diskutim në seancën plenare. Kërkesa juaj të jetë komplementare me raportin vjetor që sjell qeveria, sepse ky raport është më i detajuar. Në konferencën e kryetarëve do kërkojmë të bëhet edhe një debat për këtë çështje,” – tha Balla.

Më tej, deputeti Aldo Bumçi risolli edhe kushtin që BE ka vendosur vendit tonë në marrëdhëniet me fqinjët.

“Ne duhet të dimë cili është qëndrimi i kryeministrit Rama njëherazi edhe ministrit të Jashtëm për debatin e ndryshimit të kufijve.”

Kërkesa e Bumçit është mbështetur nga kreu i Komisionit Pollo, ndërsa ish-zv.kryeministrja Senida Mesi ka kërkuar që afati të shtyhet me një javë, në mënyrë që t’i jepet kohë Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme që të marrë informacionin e nevojshëm.

Edhe kësaj here, Balla ka ndërhyrë duke u shprehur se: Pavarësisht se çfarë meraqesh kanë, qëndrimi i qeverisë shqiptare është që Shqipëria mbështet dialogun e shtetit sovran të Kosovës me shtetin e Serbisë.Ne nuk mund të ndërhyjmë në politikën e jashtme të shtetit sovran të Kosovës.

Në fund, kreu i Komisionit Pollo tha se duhet parashikuar një kalendar për dëgjesa me ministrin e Europës dhe zyrtarë të tjërë. Kalendar, i cili do të planifikohet pas fillimit të muajit shkurt.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja