TIRANE - Opozita në Komisionin e Integrimit ishte kundër miratimit të pr.ligjit të hartuar nga Ministria e Brendshme lidhur me përdorimin e armëve. Sipas të majtëve, referuar dhe ngjarjeve të fundit në vendin tonë, argumentuan se ajo që duhet është pikërisht një moratorium për armët dhe jo një zgjerim i kategorisë që përfitojnë autorizim për përdorimin e tyre.

PS kërkoi gjithashtu heqjen e dënimit me gjobë për armëmbajtësit pa leje, siç e parashikon ligji, por burgosjen e tyre në çdo rast. Deputeti, Taulant Balla propozoi amendimin në këtë formë të ligjit të armëve që prej javësh diskutohet në Kuvend, duke i lënë të drejtën e armatosjes së ligjshme vetëm punonjësve të policisë dhe Ministrisë së Brendshme.

Por, sipas zëvendësministrit të Brendshëm, Arben Ristani, kjo ndërhyrje mund të bëhet vetëm në Kodin Penal me shumicë të cilësuar votash. "Miratojmë një ligj për armët që nuk i lejon askujt në Shqipëri të mbajë armë, përveç se Policisë së Shtetit dhe forcave të Ministrisë së Mbrojtjes.

Të gjithë të tjerët të barabartë përpara ligjit të mos guxojnë të mbajnë armët", deklaroi Balla. Ndërsa Ristani u shpreh: "Në rast se shikoni të arsyeshëm të bëhen ndryshim për ashpërsimin, duhet bërë tek Kodi Pendal. Nuk ka lidhje ky ligj fare me situatën e kriminalitetit dhe armbëmbajtjet pa leje".

Ndërkohë që një pikë tjetër që u debatua ishte pikërisht dhe autorimi i llojit të blerejes së armët nga Këshilli i Ministrave apo dhe ministrive përkatëse. Kjo sipas opozitarëve është e tepërt, pasi duhet të jenë organe komptente në këtë fushë që të përcaktojnë llojin e blerjeve.

DODA

Deputetja demokrate, Mesila Doda ngriti në mbledhje shqetësimin se  nga do të kontrollohen përdoruesit e armëve që zotërojnë njohuri në përdorimin e tyre, pasi shumica e personave që përdorim armë në vendin tonë nuk janë profesionist. “Ky ligj vjen si një përmirësim i ligjit të vjetër. Ka subjekte që do të licensohen për të trajnuar persona që do të mbajnë dhe përdorin armë”, iu kundërpërgjigj Ristani. 

REPLIKAT

Debatet dhe fyerjet në komision për prezantimin e ligjit

Bushati: Zonja Doda, ju lutem shumë mos ngrini zërin aq më tepër sot.
Doda: Mos iu drejto një gruaje me atë ton. Ke kolegun tënd përballë që e filloi debatin i pari. Tërhiqi vëmendjen.
Bushati: Unë për gratë kam shumë respekt
Doda: Atëherë zotëri tërhiqi atij vëmendjen, jo mua
Balla: Ti u bëre shkaktuese se je përfaqësues e mazhorancës.
Doda: Ti mos më ngri zërin mua.
Bushati: Ne kemi vendosur një rregull këtu. Kryeministri juaj në mbledhje grupi ka thënë që për të prezantuar ligjin do vijnë njerëz me mandat politik. Zv.ministri juaji ka frikë të prezantojë ligjin, kështu që kalojmë te drejtori sa t`i dalë rika zv.ministrit tuaji. Vazhdojmë me prezantimin e projektligjit.
Ristani: Ne vimë në respektin tuaj për të rregulluar një ligj.
Balla: Ne s`kemi nevojë për respektin tuaj, jeni në repsekt të ligjit. Vazhdoni flisni.
Doda: Po lëreni mo zotëri që të flasë njëherë, e kthyet në muhabet kafeneje.
Balla: Mirtaoni disa masa konkrete që unë do t`i përmblidhja në një moratorium për armët. Jetojmë në një situatë, ku të paktën 24 orët e fundit ka pasur disa vrasje kriminale ku u vra dhe një oficer i lartë i policisë. Në qendër të Tiranës dy persona të armatosur me armë që i tranposrtonin nga qendra kryen një vrasje.
Ristani: Ky ligj nuk ka lidhje fare me rritjen e krimit, ky është për përafrimin me legjislacionin europain. Të gjithë e kanë të miratuar.
Bushati: Si të kemi një shoqëri, ku kryeministri nuk vesh antiplumbin dhe ju doni t`i jepni armë? A kanë armë Angela Merkel, Karlo Konti etj?

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print)26.02.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)