Komisioni për Politikën e Jashtme shqyrtoi sot dekretin e Presidentit "Për kthimin e ligjit nr. 23/2015 "Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë". I pranishëm në mbledhje ishte dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Qirjako Qirko.
Kryetarja e këtij komisioni, Arta Dade, tha në fjalën e sa,j se ky ligj, sjell risi dhe se deputetët mundë të marrin nisma ligjore për ta përmirësuar atë, në akte nënligjore duke shprehur qëndrimin kundër këtij dekreti.
"Ne kemi për detyrë si Komision të monitorojmë më nga afër, në mënyrë më intensive rastet e emërimeve të ambasadorëve, ashtu sikurse kemi bërë. Tani meqenëse kemi një ndryshim në ligj, ne do të ushtrojmë të gjitha kompetencat tona, për të monitoruar më nga afër në mënyrë më strikte veprimtarinë e Ministrisë së Punëve të Jashtme, në mënyrë të veçantë rastet e emërimeve për ambasadore", tha Dade.
Gjithsesi, shtoi Dade, "ky është një ligj, që ne mund të diskutojmë ende, sepse nuk do të kaloje në seancën parlamentare këtë të enjte, por javës tjetër. Kemi ende 10 ditë hapësirë, që të vazhdojmë të bëjmë, ndoshta negociata dhe të avancojmë mendimin edhe tuajin, edhe përsëri të komisionit që mbetet i pa lëkundur. Këtu nuk kemi të bëjmë me mendimin e diplomatëve z. Bumçi, por kemi të bëjmë me një vullnet politik dhe diplomatët padyshim janë për t'u respektuar".
"Ligji sjell dhe risi, ka dhe përmirësime dhe ne padyshim që duhet të vlerësojmë edhe anët pozitive që ka ligji i ri, siç është rasti i trajtimi financiar. Jam dakord me z. Qirko, por dhe me ministrin, kur ka qenë këtu. Kriteret vërtet janë më strikte dhe le të shikojmë se si do të zbatohen kriteret. Ana tjetër që unë mendoj që ne duhet të kemi vëmendje, është hartimi i akteve nënligjore. Ato raste që parasheh ligji, le të jenë më të sanksionuara dhe më të kufizuara në aktet nënligjore në zbatim të ligjit. Kështu që ne kemi ende punë për të bërë. Uroj që Ministria e Punëve të Jashtme të këtë një vëmendje më të madhe në hartimin e akteve nënligjore në zbatim të ligjit dhe sigurisht kemi të gjithë të drejtën tonë që të marrin nisma ligjore mbasi hynë në fuqi ligji, rreth 6 muaj, përsëri kemi të drejtë që të bëjmë amendamente në ligj. Por do ju lutesha kur të kemi dhe raste të tilla për t'u ngritur, siç e tha z. Selami, llogore partiake, mos mungoni në parlament, mos mungoni në seanca në mënyrë që ne të bëjmë atë çka është më e mirë përtej vullneteve politike të dy krahëve të politikës, çka është më e mirë për diplomacinë dhe me ligjin", tha Dade. /atsh/
/Shqiptarja.com