Më poshtë, mund të gjeni pozicionet e lira dhe kriteret që duhet të plotësojë secili kandidat për çdo vend vakant.
Bazuar në ligjin nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, “Kodin e Punës së Republikës së Shqipërisë”, si dhe Vendimin e Kuvendit nr.93/2017 “Për miratimin e structures organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shpall vendet vakante për pozicionet:
1. Drejtor në Drejtorinë e Menaxhimit të Çështjeve dhe Marrëdhënieve me Median dhe Publikun
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon: a - Të zotërojë diplomë të nivelit "Master i shkencave" për Drejtësi.
b - Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
c- Të kenë të paktën 5 vite përvojë pune në nivel drejtues e menaxherial.
2. Drejtor në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon: a - Të zotërojë diplomë të nivelit "Master i Shkencave" në Ekonomi. b - Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
c- Të kenë të paktën 5 vite përvojë pune në nivel drejtues e menaxherial.
3. Specialist Sekretarie Gjyqësore
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon: a - Të zotërojë diplomë të arsimit të Lartë në Drejtësi. b - Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
c- Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion.
4. Specialist per zbardhjen dhe redaktimin e vendimeve
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon: a - Të zotërojë diplomë të arsimit të Lartë në Degën Gjuhë-Letërsi. b - Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
c- Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion
5. Përkthyes
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon: a - Të zotërojë diplomë të arsimit të Lartë në Gjuhë të Huaja, Dega Anglisht ose Drejtësi dhe të ketë minimumi 5 vjet eksperincë në përkthim Shqip – Anglisht – Shqip. b- Të ketë njohuri shumë të mira në terminologjinë ligjore në të dyja gjuhët
c – Kanë përparësi kandidatët me eksperiencë pune pranë organizatave ndërkombëtare.
6. Koordinator për median dhe marrëdhëniet me jashtë
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon: a - Të zotërojë diplomë të arsimit të Lartë në Drejtësi/Gazetari/Gjuhë-Letërsi etj.
b - Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
c- Të kenë të paktën 5 vite përvojë pune në profesion
7. Specialist për pritjen me popullin
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon: a - Të zotërojë diplomë të arsimit të Lartë në Drejtësi. b - Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
c- Të ketë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion
8. Specialist Financë/Buxhet
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon: a - Të zotërojë diplomë të arsimit të Lartë në Ekonomi, Dega Financë. b - Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
c- Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune në profesion
9. Specialist i Burimeve Njerëzore
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon: a - Të zotërojë diplomë të arsimit të Lartë. b - Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
c- Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune në fushën e burimeve njerëzore.
10. Specialist IT
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon: a - Të zotërojë diplomë të arsimit të Lartë në Inxhinieri Informatike, Informatikë, Teknologji Informacioni etj. b - Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë pune ne fushën e teknologjisë së informacionit.
c - Të ketë njohuri të mira në Windows (7/ 8/ 10)
d - Të ketë njohuri të mira në administrimin e sistemeve si Active Directory, Outlook Mail Client
e - Të ketë njohuri bazë mbi pajisjet e rrjetit dhe infrastrukturës së rrjetit
f - Të ketë njohuri bazë për panelet e administrimit të faqeve web (Wordpress, Drupal, Joomla etj.)
g - Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze
11. Specialist Protokoll/Arkivë
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon: a - Të zotërojë diplomë të arsimit të Lartë. b - Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
c- Të ketë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion
KUSHTE TE PERGJITHSHME:
- Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret për t’u pajisur me “çertifikatë sigurie” sipas vendimit të
- Këshillit të Ministrave nr.188, datë 4.3.2015.
- Ndaj tij të mos ketë nisur një hetim penal, të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë
- për kryerjen e një krimi ose kundravajtje penale
- Ndaj tij te mos jenë marrë masa disiplinore me largim nga puna ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit, në momentin e aplikimit.
- Kandidatët duhet të kenë aftësi për t’u përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara
Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 31.10.2017 në një nga format e dhëna më poshtë:
- Paraqitjes së aplikantëve, së bashku me dokumentet përkatëse, pranë institucionit të KPK-se në adresën: Rruga e Kavajes, Ish-Lidhja e Shkrimtareve, Tiranë, zyra e protokollit, nga e Hëna-Premte, ora: 09:00-16:00.
- Kërkesës me shkrim dërguar me postë zyrtare në adresën: Rruga e Kavajes, Ish-Lidhja e Shkrimtareve, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda dates 31/10/ 2017, që vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar.
- Kërkesë për aplikim përmes postës elektronike në adresën: [email protected]; i cili konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.
d.c./shqiptarja.com