Komisioni i Ligjeve kalon kandidatët
për KQZ, PD: Të papërshtatshëm

Komisioni i Ligjeve kalon kandidatët<br />për KQZ, PD: Të papërshtatshëm
TIRANE - Mes replikave të shumta për validitetin ligjor dhe moral të kandidatëve të mazhorancës për në KQZ, të majtët votojnë të vetëm kandidatët, të cilët do të zgjidheN me votim në Parlament. Tri kandidaturat e votuara janë Gëzim Veleshnja i propozuar nga LSI dhe Denar Biba dhe Edlira Jorgaqi nga PS. Ndërkohë që emrat e porpozuar nga mazhoranca bënë një prezantim të tyre para Komisionit të Ligjeve.

Megjithatë mjaftuan ato pak minuta të prezantimit të tyre, pasi më tej mbledhja në Komisionin e Ligjeve u shoqërua me debate të shumta të cilat u inicuan nga deputetët e opozitës, ku sipas tyre kandidatura e Denar Bibës dhe Edlira Jorgaqit nuk plotësojnë kriteret ligjore për të qënë pjesë e KQZ-së.

Debatet
Ndoka: Faleminderit zoti kryetar. Ne e dimë që komisioni...
Xhafaj: Pyetje të lutem
Ndoka: Zoti kryetar thashë apo nuk jeni ju? A jeni ju kryetari?
Xhafaj: Po.
Ndoka: Mbaroi pyetja.
Xhafaj: Si qeshnin ata atje...
Ndoka-Denar Bibes: Dorëheqja juaj në atë kohë ishte jo politike, çfarë ka ndryshuar sot që ktheheni me të njëtat figura?
Biba: Dorëheqja u dha në një situatë të ngarkuar politike, kue njëri nga anëtarët e KQZ-së u shkarkua në mënyrë të paligjshme.
Ristani: Ju thoni që atëherë mazhoranca veproi gabim politikisht, tani ktheheni me shpresën që nuk do të veprojë më gabim.
Biba: Ky debat tani po bëhet personal, jo për fenomenin.
Ndoka: Po ju jeni fenomeni.
Fino- deputetëve të opozitës: I doni edhe këto 3 vendet tona në KQZ.
Halimi: Unë nuk di cila është CV e vërtetë e zonjës Jorgaqi. Pasi ajo çfarë ka rezultuar kur ju keni qenë kandidate për në Gjykatë Kushtetuese, ku nuk figuronit të kishit punuar asnjëherë si avokate këtu nuk paraqitet fare.
Jorgaqi: Ka shumë gjëra që nuk janë përfshirë në CV. Por përgjigja ime është se në 1996 kamë qenë këshilltare e KQZ-së.
Halimi: Akoma më keq.
Braho: Unë nuk jam dakort me përbërjen e KQZ-së 3 me 4 për opozitën, këtë duhet ta rregullojmë.
Ristani: Ne i mirëpresim iniciativat për plotësimin e KQZ-së, por jemi kundër kandidaturave Biba dhe Jorgaqi të cilët plotësojnë kriteret ligjore.
Klosi: Shqetësimi i Brahos është i drejtë, është hera e parë që ndodh kur mazhoranca nuk ka shumicën bnë KQZ. Megjithatë ne kemi bindjen e plotë se fitorja nuk vjen nga shumica në KQZ.
Subashi: PD nuk ka gojë të flasë për moral, pasi ishin pikërisht këta që vodhën zgjedhjet në 2009- 2011, bashkë me kolegun Ristani. Megjithatë është e drejta juaj të krijoni konflikte dhe të provokoni. Jam dakort me atë që tha Braho. Me këtë KQZ zgjedhjet mund të hidhen në erë, duke u nisur nga qëndrimet që PD ka mbajtur ndaj ndarjes së re terrioriale.
Ristani-Xhafes: Zotëria s’ka pse merret me mua personalisht.
Xhafa: Mos provokoni atëherë.
Lutaj-Ristanit: Ti në fakt thua gjithmonë të vërtetën.
Ristani-Lutajt: Mbylle.
Manja-Ristanit: I gjithe problemi është se nuk ka vendime penale të formës së prerë për cjedhje dhe korrupsion. Shumica juaj në KQZ ka dëshmuar se deformon zgjedhjet.
Fino- PS është parti e lirë dhe i lë njerëzit të marrin vendime personale
Ndoka- Kush e ka thënë këtë...
Fino- E ka thënë Bashkim Fino. E dyta do na lini ti plotësojmë këto tre vende apo da na i merrni edhe këto tre vende dhe nëse është kështu na jepni emrat dhe ti votojmë. Ky komision nuk bën diskutim politik, ky komision kandidaturat që plotësojnë kriteret profesionale.
Halimi- Opozita kërkon që emrat që do sjellë mazhroanca të kenë besimin tonë. PS nuk duhet të përqëndrohet vetëm tek dy vetë, merr Edlirën sot dhe hiq Edlirën nesër,
merr Denarin sot cco Denarin nesër. Ishte Denari që iu nënshtrua urdhrit politik,
shkeli betimin para kushtetutës, dhe tha që unë jam ushtar i bindur i opozitës së asaj kohe.
Largohet nga salla E. Halimi dhe A. Ristani
Fino- Rri se do të votosh kundër, qëndro se e ke personale me atë.
Halimi- Këtu jemi nuk po ikim
Fino-Na jepni emrat që ti votojmë ne

 Në një klimë mosbesimi të theksuar, edhe mazhoranca mendon se kryesimi I KQZ nga opozita duhet ndryshuar.

Të majtët votuan për kandidatët e PS-së Denar Biba, Edlira Jorgaqi ndërsa nga LSI Gëzim Veleshnjan dhe Arben Shkëmbin. ​Ndërkohë që tri kandidaturat pritet të votohen në Parlament, për të plotësuar kështu vakancat në KQZ në prag të zgjedhjeve të 21 Qershorit.​

Listat e zgjedhësve 
Njësitë vendore: Nuk kemi para për përgatitjen e zgjedhjeve
Problematikat dhe ankesat për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor  kanë nisur të shfaqen nga njësitë vendore. Njësitë vendore kanë ngritur shqetësimet e tyre, sipas të cilave buxheti i parashikuar nga qeveria për njësitë vendore aktuale është hartuar deri në qershor, sepse me zgjedhjet vendore bëhet ndarja e re në 61 njësi vendore. Pikërisht lidhur me këtë çështje Bashkia Leskovik dhe komunat e Kolonjës kanë dhënë alarmin se në pamundësi të hartimit të buxhetit vjetor për 2015-ën, rrezikohen jo vetëm shërbimet publike por edhe hartimi i listave të zgjedhësve. 

Sipas kryebashkiakut Guda një nga problemet themelore si pasojë e bllokimit të buxhetit është gjithashtu e pamundur edhe kryerja e rolit që bashkia ka në përgatitjet e procesit zgjedhor dhe hartimit të listave për zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Për zgjidhje të këtij problem bashkia Leskovik propozon që të jepet një udhëzim për hartimin e buxhetit për një periudhë 6 mujore, deri në përfundim të mandatit në 30 qershor 2015, në të kundërt ata japin alarmin se pas muajit shkurt aktiviteti në këtë bashki s’mund të vazhdojë.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?