Komisioni për çështjet Ligjore, ka miratuar fondin prej 130 milionë lekësh, që do u shpërndahen partive politike që janë pjesëmarrëse në zgjedhjet e 25 Prillit.
Më parë ka qenë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që ka ndarë një fond prej 140 milionë eurosh për partitë politike për vitin 2021.
Përkatësisht, Partia Socialiste do të marrë 63 417 047 lekë, Partia Demokratike 38 911 877 lekë, Lëvizja Socialiste për Integrim 20 012 797 lekë, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 7 447 477 lekë, Lista e Barabartë 4 841 667 lekë dhe Partia Socialdemokrate 5 369 137 lekë.
Ndarja e fondeve, thotë KQZ, është bërë duke akorduar 70% sipas numrit të deputetëve të fituar në zgjedhjet e fundit parlamentare, 20% në mënyrë të barabartë, ndërmjet partive parlamentare dhe partive politike që kanë përfituar mbi 10 mijë vota në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe 10% sipas përqindjes së fituar ndërmjet partive politike që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe kanë fituar mbi 1 për qind të votave në shkallë vendi.