'Ligjet' miratojnë projektligjin për krijimin e regjistrit të personave të dënuar për krime seksuale! Luarasi: Nisma e radhës, ligj për kastrimin seksual

Projektligji për krijimin e një regjistri kombëtar që do të mbajë të dhënat e personave të dënuar për krime seksuale, u miratua sot në Komisioni i Ligjeve, në mbledhjen e fundit për këtë sesion parlamentar. Ky ligj i cili pritet që të votohet në seancën plenare të së enjtes, u vendos të kalojë në komision pa asnjë votë kundër, nga opozita dhe mazhoranca.

Nismëtarja e projektligjit, deputetja e LSI Erisa Xhixho theksoi se në regjistër do të evidentohen të gjithë personat që kanë bërë krime me natyrë seksuale, që nga viti 1995. Ajo theksoi sërish që çdo person i arrestuar më parë për këto vepra dhe ka kryer dënimin duhet që të raportojë në polici lëvizjet e tij edhe brenda vendit, dhe se nuk duhet që të punësohet në vende ku ka të pranishëm fëmijë.  Në regjistër do të kenë mundësi që të kenë akses të gjithë.

“Parandalimi fillon nga databezi. Është një mekanizëm mjaft i mirë i evidentimit të të gjithë këtyre personave. Ne kërkojmë një të dhënë të të gjithë personave nga 1995. Çdo institucion publik apo privat përpara se të  emëroj, rekrutoj personel apo të fillojë çdo marrëdhënie punësimi ka detyrimin që të kërkoje verifikimin tek autoritetet përgjegjëse, nëse personi që kërkon vendin vakant është apo jo në regjistër. Raportimi. Ligji synon monitorimin. Policia e shtetit të dijë lëvizjen e këtij personi. Nëse ky person është në Tiranë dhe shkon në Korçë, ky person duhet të raportojë. Këta persona nga eksperienca shkojnë në zona që nuk i njeh njeri për të kryer aktin. Këtij personi i lind detyrimi që të raportojë tek oficeri.

Kaq, njoftim dhe drejtoria të vihet në lëvizje. Mesazhi tjetër që ne duhet të japim është se do të monitorohen. Nuk mbaron puna me miratimin e ligjit. Në momentin që e di që ka për detyrim të raportojë, gjendja do jetë më alerte. Unë jam e hapur dhe bie dakord për akses të gjerë. Edhe unë kam një falënderim. Faleminderit kolegëve dhe institucioneve që kanë bashkëpunuar për draftin. Faleminderit që keni marrë parasysh sugjerimet tona që të jetë një ligj sa më i mirë. Uroj që të enjten në seancë të jemi pro këtij ligji”, ”, tha Erisa Xhixho.

Një nga mbështetëset e këtij propozimi, pedagogia Iris Luarasi njoftoi edhe nismën e radhës që do të paraqesin në Kuvend për mbrojtjen nga krimet seksuale. Ajo tha se shumë shpejt ata duan që të propozojnë edhe kastrimin seksual, propozim i cili kaloi mes të qeshurave.

“Ne kemi kërkuar që personi të paraqitet dhe fizikisht pas çdo ndryshimi të dhënash. Të paraqitet fizikisht çdo datë, çdo vit për të përditësuar të dhënat e tij. Të fotografohet në komisariat për të përditësuar të dhënat në sistem. Duhet të paraqitet në ligj se cilat janë ndalimet që ka ai. Element tjetër ishte që pjesa: Mbrojtja e interesit të fëmijëve dhe viktimave të dhunës seksuale “Dua të falënderoj ju të gjithë për bashkëpunimin. Dua të falënderoj qytetarët që e kanë mbështetur. Me firmat e 22 mijë qytetarëve mund të bëhen ndryshime. Shumë shpejt duam të sjellim kastrimin seksual. Kastrimi seksual është pilula që ul dëshirën për të sulmuar seksualisht. Nuk është e pakthyeshme. Ka një efekt 2 deri në 4 vjet. Duhet të jemi koshientë që në një vend të varfër pjesa e monitorimit është shumë e vështirë. Të gjithë ata që janë prindërit e dinë shumë mirë që kjo do ishte më e pakta që mund të kërkonin”, tha Luarasi.

Ndërsa relatorja e këtij ligji, Ermonela Felaj tha se në këtë sistem do të kenë mundësi që të identifikohen të gjithë personat që do aksesohen në të. Ndërsa fillimisht është menduar që në të kenë akses të gjitha institucionet dhe drejtoritë arsimore.

“Sistemi është hartuar në mënyrë të tillë që duhet të lërë gjurmë në sistem. Në krye të 6 muajve regjistri të jetë i vlefshëm për përdorim. Edhe një pikë të fundit. Ka pasur një shqetësim nga kolegët e sesioneve të tjera. Pse me vonesë? Nuk është se ka pasur një vonesë, port ë draftuarit nuk është një proces iu thjeshtë. Mirë është që mos ta shtyjmë sepse çdo ditë ndodhin raste”, tha Ermonela Felaj. 

 

 

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loku: 19/07/2022 22:52

    Hall i madh i paska gjet keto gra

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë