TIRANË – Komisioni i Medias është përfshirë nga debatet për gjendjen e sistemit parauniversitar në Shqipëri. Sipas deputetes socialiste Ledi Shamku, një studim ka nxjerrë në pah faktin se ka 544 institucione të sistemit parauniversitar, prej të cilave 38 janë pa licence. Këto shifra sipas kryetares së komisionit, Valentia Leskaj janë alarmante dhe duhet të shtrëngohen masat për kontrollin e tyre.
“Duhet të nisë aplikimi i gjobave nga 500 mijë deri në 10 milinonë lekë”, tha Leskaj. Propozimi u hodh poshtë dhe deputetët e mazhorancës vendosën që gjoba të jetë nga 500 mijë deri në 1 milionë lekë Deputeti demokrat Halit Shamata tha se ligji i ri për sistemin paranuniversitar i hap rrugën heqjes së licencave për institucionet pa cilësi.
“Por, nëse veprojmë kështu, cfarë do të ndodhë me nxënësit që do të hidhen në rrugë”, reagoi deputetja socialiste Ledi Shamku.
ÇMIMI I LIBRIT DO TË MIRATOHET NGA MINISTRIA
Ministria e arsimit ka mbështetur sot propozimin e Partisë Socialiste lidhur me përcaktimin e cmimeve të librit shkollor. Në komisionin e medias është diskutuar “Ligji Parauniversitar”, i cili mes të tjerash do të ligjërojë edhe çmimin e librit.
Deputeti socialist Fatmir Toçi ka propozuar gjatë diskutimeve që botuesi të caktojë tarifën për librin shkollor dhe në fund të jetë Ministria e Arsimit, e cila të japë miratimin përfundimtar.
Ky propozim ka gjetur mbështetjen e Ministrisë së Arsimi, e kësisoj do të pasqyrohet edhe në draftin e paraqitur nga kjo ministri.
(fc/aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com