Komisioni i Medias/ Ministrja e Kulturës tregon prioritetet për projektet në buxhetin 2022! Flutura Açka, kritika: Ballkonet e Teatrit të Operas, i keni kthyer si arkivole

Komisioni i Medias/ Ministrja e Kulturës tregon prioritetet për projektet në buxhetin 2022! Flutura Açka, kritika: Ballkonet e Teatrit të Operas, i keni kthyer si arkivole

Flutura Açka në mbledhjen e Komisionit të Medias

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, teksa foli mbi projektbuxhetin e Kulturës për vitin 2022, tha se buxheti është rritur me një masë prej 46.6% krahasuar me një vit më parë. Në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, teksa përmendi disa projekte të realizuara gjatë këtij viti, Margariti vuri theksin tek të tjera projekte që pritet të çohen përpara, siç është edhe ndërtimi i teatrit Kombëtar.

Duke u ndalur te disa nga projektet e realizuara gjatë këtij viti, Margariti veçoi rihapjen e TKOB, investimi më madhor i qeverisë shqiptare në fushën e artit dhe kulturës.

“Kemi përfunduar edhe kantiere të tjera të mëdha në drejtim të restaurimit të objekteve të kultit. Kemi përfunduar Mësonjëtoren e Parë Shqipe në Korçë, investim totalisht i buxhetit të shtetit. Kemi nisur rikonstruksionin e sallës së Akademisë së Arteve, nevojë që lindi si rezultat i Paktit për Universitetin. Po përfundojmë aneksin e Bibliotekës Kombëtare. Jemi ndalur si në projekte madhore, por edhe projekte që lidhen me rrënjët e identitetit tonë. Kemi vënë theksin mbi funksionet që lidhin artin, kulturën me dialogun, komunitetin, artistët”. Përgjatë vitit 2022 do të çojmë përpara projekte madhore si ngritja e Qendrës Kombëtare Kulturore për Fëmijë, rikonstruksionin e Galerisë Kombëtare të Arteve, ngritjen e Parkut të Artit, rikonstruksionin e sallës së koncerteve në Universitetin e Arteve, rivlerësimin e Mozaikut të Tiranës, ngritjen e Teatrit të ri e shumë të tjera”, tha Margariti.

Në mbledhjen e Komisionit pati edhe debate, ku deputetja e PD, Flutura Açka, nuk i kurseu kritikat ndaj Ministres Margariti, në lidhje me rikonstruktimin e godinave historike. Açka kërkoi marrjen e masave për 2 shtëpi historike në Elbasan që po rrënohen. Një koment Açka e pati edhe për Teatrin e Operas, ku tha se ballkonatat ngjajnë si "arkivole".

"Nuk pashë asnjë projekt konkret për Elbasanin, është zemra e turizmit. 2 shtëpi historike po rrënohen në Elbasan. Duhet t’i keni parë kullat e famshme të Macukullit, po degradojnë zonja ministre, janë degraduar. Po shkatërrohen, a ka mundësi të bëhet një gjë që këto gjëra të mbeten? Në këto zona që duken si larg vëmendjes, a ka mundësi të bëhet një ndërhyrje? Ballkonet e Teatrit të Operas, ballkonatat i keni kthyer si arkivole, s’e di çfarë shije është kjo por nuk më la shije të mirë, kishte humbur dhe pjerrësia, mu desh t’i thoja atij burrit para ule kokën sepse nuk shikoja gjë. Diçka nga esenca e asaj gjëje ka humbur, shikojeni mbase e kam gabim sepse si arkitekte që jeni i dini më mirë këto çështje. Kjo gjë ishte një defekt që e vura re me të parën, nuk hyra në thellësi”, tha Açka.

Metafora e përdorur nga Açka për ballkonet e Teatrit të Operas duket se nuk u pëlqeu ministres Margariti, që e cilësoi makabre.

“Sa i përket Elbasanit, programi bonusi i rijetëzimit, kur është propozuar, ka qenë program që do fillojë të pilotohet. Ne kemi propozuar që Elbasani, Kruja dhe Berati të jenë 3 qytetet e para që do jenë pjesë e nismës për godinat e vjetra. Do ndalem te gjykimi juaj për operan, m’u duk pak makabre për ta metaforizuar në arkivole ballkonatat, mund të kishim gjetur metafora të tjera. Sa i përket aspektit teknik të ballkonatave ka 2 aspekte. E para kalkulimi i akustikës, e dyta është që numri i poltronave është ulur në pjesën e platesë sepse kanë qenë shumë afër me njëra tjetrën, duke zgjeruar aksin e poltronave janë vendosur në 2 ballkonata”, tha ministrja.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë