TIRANE - Komisioni Parlamentar i medias nuk arriti sot të miratojë një kërkesë të socialistëve për ngritjen e një komisioni hetimor për kontrollin e shpërndarjes së reklamave shtetërore. Shkak është mungesa e kuorumit pasi deputetët e mazhorancës nuk ishin të pranishëm në momentin e votimit. Shpërndarja preferenciale e reklamave është bërë shkak debatesh sot në mbledhjen e komisionit.
Mazhoranca në Komisionin e Medias refuzoi një kërkesë të opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor për kontrollin e shpërndarjes së reklamave shtetërore. Në kohën që kryetarja e Komisionit Parlamentar të medias, Valentina Leskaj propozoi këtë kërkesë të paraqitur nga deputeti socialist Alfred Dalipi, deputetët e mazhorancës u larguan nga komisioni.
Në kërkesën e tij deputeti socialist Alfred Dalipi tha se duhen bërë publike të gjitha procedurat për shpërndarjen e reklamave në mediat shqiptare.
Kryetarja e Komisionit Valentina Leskaj, tha se shpërndarja e reklamave ndikon direkt në lirinë e medias."Kur mediat vihen në mënyrë të pabarabartë në treg, cënohet pra liria e medias", u shpreh deputetja socialiste.
Demokratët në Komision thanë se nuk është detyrë e Komisionit të hetojë nëse ka shkelje ose jo, operatorët mediatike sipas tij duhet t’i drejtohen organeve të caktuara.
Votimi për ngritjen e Komisionit Hetimor për kontrollin e procedurave të shpërndarjes së reklamave shtetërore dështoi në Komisionin e Medias për shkak të mosarritjes së kuorumit.
Kohët e fundit opozita po denoncon me fakte atë që ajo e cilëson skandal në shpërndarjen e reklamave shtetërore. Socialistët faktojnë sipas tyre se rreth 17 milion euro u janë shpërndarë në formë reklamash mediave pro qeveritare.
(ns/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Skandali me reklamat, PS: Ministria e Brendshme dha 4.5 milionë $ për mediat pranë qeverisë