Komisioni i Medias vendos shkarkimin nga detyra të anëtarit të AMA-s, Zylyftar Bregu

Komisioni i Medias vendos shkarkimin nga detyra të anëtarit të AMA-s, Zylyftar Bregu

Zylyftar Bregu

Komisioni i Medias vendosi këtë të hënë shkarkimin e anëtarit të Autoritetit të Mediave Audiovizive, Zylyftar Bregu.

Kujtojmë se në nëntor të këtij viti kreu i Autoritetit të Mediave Audiovizive, Gentian Sala kërkoi nga Kuvendi lirimin nga detyra të anëtarit të AMA-s, Zylyftar Bregu . Sipas kërkesës drejtuar kreut të Parlamentit Gramoz Ruçi, Bregu akuzohet se ka vepruar në kundërshtim me ushtrimin e mandatit dhe në kundërshtim me ligjin organik të AMA-s, duke lidhur kontratë qiraje me 2 korrik 2015 me Ministrinë e Bujqësisë për 4.2 hektarë në fshatin Picar, Vorë, me një afat përdorimi 99 vjet.

Pas propozimit të ardhur nga Autoriteti i Mediave Audiovizive pritet që kuvendi të jetë ai i cili do të japë vendimin për shkarkimin përfundimtar të Zylyftar Bregut. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja