Komisioni i PD për CEZ, nuk
shkon Gjiknuri, letër komisionit

Komisioni i PD për CEZ, nuk<br />shkon Gjiknuri, letër komisionit
Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, nuk ka marrë pjesë në seancën dëgjimore të komisionit hetimor për kontrollin e legjislacionit dhe interesit të shtetit shqiptar nga marrëveshja për zgjidhjen me mirëkuptim ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë “CEZ".
 
Komisioni i cili është kërkuar nga opozita, dhe drejtohet prej saj nuk ka mundur të zhvillojë këtë seancë dëgjimore pasi ministri Gjiknuri përmes një shkrese bën të ditur se nuk mund të vijë në këtë mbledhje për të raportuar, pasi ishte njoftuar me vonesë dhe se kishte axhendë të ngarkuar.
 
Në letër ministri Gjiknuri shpreh gatishmërinë për të qenë në komision në seancën e së hënës së javës tjetër.
 
Kreu i komisionit, demokrati Edmond Spaho e konsideroi këtë veprim të papranueshëm pasi në mbledhjen e shkuar të komisionit ishte rënë dakord për këtë seancë.
 
Ndërkaq në mbledhjen e radhës të komisionit pritet të jetë ish- ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në ish-uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh

Zjarr në ish-uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh