Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Nick Abbott morën pjesë ditën e sotme në takimin e Komisionit të Përbashkët Mbikëqyrës.

Teksa i uroi mirëseardhjen ambasadorit të ri, Manja tha se, bashkëpunimi mes dy vendeve mbetet i fuqishëm në fushat me interes të përbashkët.

Gjatë takimit u bisedua edhe për transferimin e të dënuarve, investimet në sistemin penitenciar dhe rritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore.

"Mbetemi të angazhuar maksimalisht për reforma të qëndrueshme në drejtësi dhe sistemin penitenciar", theksoi Manja.